Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për dosjen “Revanshi”, ku të pandehur janë: Durim Bami, Altin Morina, Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Edison Jozvik, Heneringert Mitri dhe Oltion Zefi.
Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar për këtë grup kriminal, mbi 98 vite burg.
Në kuadër të dosjes Revanshi, u zbardhën 12 ngjarje kriminale që ndodhën, u përgatitën apo që dështuan gjatë vitit 2020 nga 7 grupe kriminale me veprimtari në qytete si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli.
Dënimet:
Jozi Kraja 4 vjet e 8 muaj burg
Aldo Avdyli 4 vjet e 8 muaj burg
Oltion Zefi 10 vjet burg
Edson Jozwik 8 vjet burg
Henerigert Mitri 5 vjet e 4 muaj burg
Durim Bami 10 vjet e 8 muaj burg
Altin Morina 6 vjet e 8 muaj







