Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi i mori me dhunë mjetin një 24-vjeçari.
Ndërkohë, policia po punon për gjetjen e automjetit dhe identifikimin e të tjerëve të përfshirë.
“Një 31-vjeçar, E.A., u arrestua nga policia e Durrësit pas ngjarjes në Sektor Rina, Fllakë, ku dyshohet se mori me dhunë automjetin e një 24-vjeçari. Po punohet për gjetjen e automjetit dhe identifikimin e të tjerëve të përfshirë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit”, njofton policia.








