Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tre persona që shisnin paketa televizive IPTV në mënyrë të paligjshme, duke përdorur kanalet e platformave Digitalb, Tring dhe operatorëve të tjerë, janë dënuar me nga 9 muaj burgim secili. Ata u shpallën fajtorë për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.

Çështja u zbulua pas kallëzimit të bërë nga kompania Digitalb në Prokurorinë e Tiranës, e cila ngriti dyshime për subjekte që reklamonin dhe shisnin në rrjetet sociale paketa televizive pa pasur të drejtat përkatëse të transmetimit

Hetimet për procedimin penal nr. 6847, të vitit 2023, përfshinë edhe blerje të simuluara të pajisjeve dekoder, përmes të cilave u identifikuan personat që ushtronin këtë aktivitet.

Bëhet fjalë për F.Ç., pronar i subjektit “FRA SYSTEM IPTV”, i cili shiste paketa me 79 euro; E.Xh., pronar i “Elektronika Shop”, që i reklamonte paketat në Facebook me çmimin 4 mijë lekë dhe i dërgonte pajisjet me postë private; si dhe A.S., pronar i subjektit “4K Server (Kanale.al)”, i cili kryente shitjet përmes Instagramit.

Sipas hetimeve, në pajisjet që u shisnin klientëve ishin instaluar aplikacione që mundësonin aksesin në kanalet televizive me pagesë të platformave të ndryshme, pa autorizimin e operatorëve që zotërojnë të drejtat e transmetimit. Prokuroria vlerësoi se të pandehurit kishin anashkaluar sistemet e kontrollit të aksesit dhe shpërndanin për përdorues të paautorizuar përmbajtje televizive të mbrojtur, me qëllim përfitimin ekonomik dhe shmangien e detyrimeve financiare ndaj operatorëve ligjorë.

Në përfundim të procesit, gjykata i shpalli fajtorë të tre personat për “Mashtrim kompjuterik”, vepër e parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 1, i Kodit Penal, duke i dënuar me nga 9 muaj burgim.

Previous Post

Pasqyra e qeverisë e çon inflacionin në nivele rekord

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën
AKTUALITET

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

by Redaktor Redaktor
November 7, 2026
0

Në vijim të denoncimeve të publikuara nga Maska.al për dyshime mbi ndërhyrjet, presionet dhe praktikat korruptive brenda administratës doganore, një...

Read moreDetails
Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

November 4, 2026
Urim Fiku u qëllua me pistoletë dhe sopatë! Gruaja dhe i biri tentuan ta varrosnin pa ekspertizë

Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

November 4, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Simulohet aksident ajror në Rinas, angazhohen ushtria, policia dhe ekipet e emergjencës

Simulohet aksident ajror në Rinas, angazhohen ushtria, policia dhe ekipet e emergjencës

November 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

November 10, 2026
Pasqyra e qeverisë e çon inflacionin në nivele rekord

Pasqyra e qeverisë e çon inflacionin në nivele rekord

November 10, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al