Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Greqi/ Shqiptarja ndërron jetë pas lindjes

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Greqi/ Shqiptarja ndërron jetë pas lindjes
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një 35-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë një ditë pas lindjes së foshnjës së saj në Greqi. Viktima është Vjosana Mana, e cila iu nënshtrua një lindjeje të planifikuar me operacion cezarian. Sipas bashkëshortit të saj, Eneo Rushita, fillimisht gjithçka dukej se kishte shkuar normalisht dhe ai mori në krah foshnjën menjëherë pas lindjes.

Në një prononcim për emisionin “Shqipëria Live”, Rushita tregoi se më vonë u informua se bashkëshortja kishte pësuar një hemorragji të brendshme. Ai pretendon se mjekët e futën Vjosanën në një ndërhyrje të dytë kirurgjikale dhe i hoqën mitrën, pa e njoftuar paraprakisht për këtë vendim.

Sipas tij, stafi mjekësor e kishte siguruar vazhdimisht se gjendja e saj ishte nën kontroll. Megjithatë, të nesërmen në mëngjes 35-vjeçarja humbi jetën. Rushita deklaron se më pas është informuar se mushkëritë e saj ishin mbushur me lëngje, ndërsa rezultatet e analizave ende nuk janë bërë publike.

“Vjosana kishte planifikuar një lindje cezariane. Unë kërkoj hetime sepse kishim lindje të planifikuar më datë 24 qershor. Çdo gjë dukej normale në fillim, ma sollën foshnjën dhe më thanë që kishte një hemorragji të brendshme, dhe çdo gjë ishte në kontroll.

Në orën 3 pasdite takoj doktorin dhe më thotë që kishin futur në operacion të dytë dhe i kishin hequr mitrën, pa më kontaktuar. Pas lindjes më thanë që e kishin operuar përsëri dhe duhet t’i hiqnin mitrën pasi kishte pësuar hemorragji.

Fillimisht më thoshin që nuk ka gjë për t’u shqetësuar. Të nesërmen në mëngjes ndërroi jetë, mushkëria ishte mbushur me ujë. Presim analizat, nuk kanë dalë ende. Nga autoritetet nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, u shpreh bashkëshorti i 35-vjeçares, Eneo Rushita.

Previous Post

Sherri në ish-Bllok, Mirton Lika kallëzon penalisht Nadir Çaushollin! Dëshmia, reagimi i Policisë dhe dosjet që e ndjekin

Next Post

Pankartat pikante në protestë: Rruga për në BE kalon nga llogaridhënia!

Next Post
Pankartat pikante në protestë: Rruga për në BE kalon nga llogaridhënia!

Pankartat pikante në protestë: Rruga për në BE kalon nga llogaridhënia!

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
AKTUALITET

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

by Redaktor Redaktor
October 6, 2026
0

Një fakt domethënës për cilësinë dhe standardet e produkteve të ofruara nga kompanitë shqiptare të sigurimeve vjen nga SIGAL Insurance...

Read moreDetails
Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

October 1, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

October 10, 2026
Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ulet nafta

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ulet nafta

October 7, 2026
Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

October 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Përplasi makinën brenda lokalit në Selanik, lirohet me kusht shoferi shqiptar

Përplasi makinën brenda lokalit në Selanik, lirohet me kusht shoferi shqiptar

October 13, 2026
13 persona në spital pas protestës, mes tyre protestues, gazetare, policë dhe kalimtarë

13 persona në spital pas protestës, mes tyre protestues, gazetare, policë dhe kalimtarë

October 13, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al