Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sherri në ish-Bllok, Mirton Lika kallëzon penalisht Nadir Çaushollin! Dëshmia, reagimi i Policisë dhe dosjet që e ndjekin

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Sherri në ish-Bllok, Mirton Lika kallëzon penalisht Nadir Çaushollin! Dëshmia, reagimi i Policisë dhe dosjet që e ndjekin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një konflikt mes dy biznesmenëve ka degraduar në përplasje fizike mesditën e kësaj të hëne në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Ngjarja ndodhi pranë godinës “Sky Tower”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku pronari i kompanisë farmaceutike “CFO Pharma”, Nadir Çausholli u përfshi në një debat me biznesmenin Mirton Lika.

Pamjet tregojnë momentin kur Çausholli debaton ashpër me Likën dhe tenton ta godasë, ndërsa persona të pranishëm ndërhyjnë për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.

Shkak i përplasjes, është bërë montimi i një pajisjeje karikimi për automjete elektrike.

Dëshmia e Mirton Likës: Më kërcënoi dhe goditi me shkelm një karrige në drejtimin tim

Pas incidentit, biznesmeni Mirton Lika ka depozituar kallëzim penal ndaj Nadir Çaushollit. Në dëshminë e tij, Lika deklaron se teksa po shkonte drejt zyrës, konstatoi disa persona që po montonin një pajisje karikimi për automjete elektrike.

Ai pretendon se u kërkoi dokumentacionin dhe lejen për vendosjen e saj, pasi, sipas tij, për të njëjtën çështje ekziston një procedim i hapur në Prokurorinë e Tiranës.

Sipas Likës, një pajisje e ngjashme ishte sekuestruar më herët nga autoritetet si e paligjshme. Duke qenë se punonjësit nuk paraqitën dokumentacionin, ai njoftoi Policinë e Shtetit.

Në kallëzim thuhet se në vendngjarje mbërriti fillimisht një patrullë policie, e cila kreu verifikimet dhe më pas njoftoi Policinë Bashkiake, pasi çështja lidhej me dokumentacionin administrativ.

Lika pretendon se gjatë pritjes, Nadir Çausholli iu afrua në mënyrë kërcënuese, e ofendoi dhe më pas goditi me shkelm një karrige në drejtim të tij.

Reagon Policia: Procedim penal për kanosje dhe vetëgjyqësi

Pas ngjarjes, Policia e Tiranës reagoi zyrtarisht. Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë proceduar penalisht Nadir Çaushollin., 48 vjeç, për veprat penale “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia“.

Ngjarja ka ndodhur  në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku gjatë një konflikti për montimin e një pajisjeje karikimi për automjete elektrike në trotuar, Çausholli dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin M. L., 53 vjeç, si dhe ka goditur me shkelm një karrige në drejtim të tij.

Nga ana tjetër, policia bën me dije se edhe Nadir Çausholli ka kallëzuar se është kanosur me fjalë nga Mirton Lika.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin N. Ç., 48 vjeç, për veprat penale ‘Kanosja’ dhe ‘Vetëgjyqësia’.

Ky shtetas, më datë 06.07.2026, në rrugën ‘Ibrahim Rugova’, gjatë një konflikti të ndodhur për montimin e një pajisjeje karikimi për automjete elektrike në trotuar, dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin M. L., 53 vjeç, si dhe ka goditur me shkelm një karrige në drejtim të tij.

Nga ana tjetër, shtetasi N. Ç. ka kallëzuar se është kanosur me fjalë nga shtetasi M. L.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.“, thuhet ne njoftimin e policise

Skandalet që ndjekin Nadir Çaushollin

Konflikti në ish-Bllok vjen në një kohë kur emri i Nadir Çaushollit është përfshirë edhe në një tjetër dosje të rëndësishme. Pak muaj më parë, Prokuroria e Tiranës lëshoi masa sigurimi për disa vartës të tij në kompaninë “CFO Pharma”, të dyshuar për krijimin e një skeme mashtrimi me rimbursimin e barnave.

Fillimisht, dëmi ekonomik ndaj buxhetit të shtetit u vlerësua në rreth 700 mijë euro. Më pas, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor deklaroi se dëmi i dyshuar financiar arrin në mbi 2.3 milionë euro.

Ndërsa hetimet për atë çështje vijojnë, biznesmeni tashmë përballet edhe me procedim penal për konfliktin e ndodhur në zemër të Tiranës.

Tags: Mirton LikaNadir Çausholli
Previous Post

Shkatërrohet skema e pastrimit të parave me shufra ari, sekuestrohen asete në Kosovë

Next Post

Greqi/ Shqiptarja ndërron jetë pas lindjes

Next Post
Greqi/ Shqiptarja ndërron jetë pas lindjes

Greqi/ Shqiptarja ndërron jetë pas lindjes

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
AKTUALITET

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

by Redaktor Redaktor
October 6, 2026
0

Një fakt domethënës për cilësinë dhe standardet e produkteve të ofruara nga kompanitë shqiptare të sigurimeve vjen nga SIGAL Insurance...

Read moreDetails
Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

October 1, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

October 10, 2026
Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

October 1, 2026
Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ulet nafta

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ulet nafta

October 7, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

BB: Emigracioni dhe plakja e popullsisë po kufizojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë

BB: Emigracioni dhe plakja e popullsisë po kufizojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë

October 13, 2026
Pse po dështon skema e kredisë studentore në Shqipëri?

Pse po dështon skema e kredisë studentore në Shqipëri?

October 13, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al