Monday, September 14, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Goditje e fortë hetimeve/ Gjykata e Tuzlës në Bosnje: SKY ECC nuk vlen më si provë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Goditje e fortë hetimeve/ Gjykata e Tuzlës në Bosnje: SKY ECC nuk vlen më si provë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si trajtohen çështjet penale në Bosnje dhe në gjithë rajonin. Në çështjen 03OK019233 K3, kjo gjykatë ka rrëzuar provat e siguruara përmes përgjimit dhe deshifrimit të aplikacionit SKY ECC, duke vënë në pikëpyetje gjithë konceptin e përdorimit të komunikimeve të hakura si bazë për dënime.

Vendimi godet drejtpërdrejt praktikën e viteve të fundit, ku mesazhet e SKY, ANOM apo platformave të tjera të koduara janë përdorur si prova kryesore në shumë procese. Gjykata arsyeton se mbrojtja nuk ka asnjë mundësi ta verifikojë ligjshmërinë e mbledhjes së këtyre të dhënave, sepse mungon çdo akt apo urdhër zyrtar që tregon kush i ka mbledhur, kur, për cilën arsye dhe me cilin autorizim ligjor. Pranimi i tyre, sipas vendimit, do të cenonte nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut që garanton të drejtën për gjykim të drejtë dhe kontradiktorit

Gjykata ngriti edhe dyshimin më të rëndë – se i gjithë operacioni i deshifrimit të SKY ka qenë mbikëqyrje masive, jo përgjim i synuar, gjë që bie ndesh me standardet e procedurës penale. Duke qenë se mijëra persona janë survejuar jashtë çdo juridiksioni kombëtar, përfshirë edhe ata që nuk ishin nën hetim, gjykata arrin në përfundimin se provat janë komprometuar në vetë burimin e tyre.

Po ashtu kërkohet të sqarohet nëse të dhënat e SKY janë prova reale apo vetëm traza të papërpunuara të marra nga shërbime inteligjente në mënyrë të panjohur. Mungesa e informacionit për mënyrën e grumbullimit, qasjen, ruajtjen dhe shkatërrimin e materialeve krijon rrezikun që gjykatat të legalizojnë prova të mbledhura duke shkelur të drejtat themelore të qytetarëve.

Ky vendim e çon debatin në një nivel krejt të ri. Për herë të parë, një gjykatë e rangut të lartë në Bosnje po vendos qartë se përgjimet dhe komunikimet e hakura nuk mund të jenë prova kyçe në gjyq, nëse nuk janë mbledhur sipas rregullave të një procesi të drejtë dhe transparent.

Avokatët dhe ekspertët e drejtësisë ndërkohë e shohin këtë vendim si sinjal të fuqishëm se epoka e dënimeve të bazuara vetëm mbi SKY po shkon drejt fundit dhe se standardet evropiane për të drejtat e njeriut po marrin më në fund peshën që meritojnë edhe në rajon.

Tags: ANOMGjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-HercegovinëSKY
Previous Post

Skandali me Mogherinin, Politico: Hetimi për mashtrim rrezikon ta zhytë BE-në në krizën më të madhe në dekada

Next Post

Konfiskohen 9 pasuri të paluajtshme në Lezhë

Next Post
Konfiskohen 9 pasuri të paluajtshme në Lezhë

Konfiskohen 9 pasuri të paluajtshme në Lezhë

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

September 12, 2026
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al