Monday, October 12, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për vrasjen e Eglant Koçit, krim për të cilin në kërkim është shpallur Armand Shakaj. Sipas burimeve hetimore, pas ngjarjes ai është fshehur për rreth 10 ditë në qarkun e Elbasanit, duke ndryshuar pamjen për të mos u identifikuar.

Gjatë kësaj periudhe, Shakaj dyshohet se ka qëndruar në hotele dhe apartamente me qira ditore në zona të ndryshme të qarkut, ndërsa në rastet kur i është kërkuar identifikimi ka përdorur dokumente të falsifikuara.

Hetimet tregojnë se ai nuk ka përdorur automjete personale, por është lëvizur vetëm me taksi. Dyshohet se ka qëndruar edhe në zonat e Peqinit dhe Cërrikut, duke ndjekur të njëjtën mënyrë veprimi për të shmangur zbulimin.

Sipas grupit hetimor, këto lëvizje janë konfirmuar gjatë verifikimeve të kryera pas krimit. Në një moment, hetuesit arritën të lokalizonin sinjalin e telefonit celular të Shakajt në qarkun e Elbasanit dhe organizuan një operacion për arrestimin e tij.

Megjithatë, ai u largua përpara ndërhyrjes së policisë dhe humbi sërish gjurmët.

Armand Shakaj vijon të jetë në arrati. Hetuesit dyshojnë se ai ndihmohet nga persona të afërt, me të cilët vazhdon të mbajë kontakte.

Sipas hetimeve, më 4 qershor Shakaj vrau mikun e tij, Eglant Koçi, dhe më pas transportoi trupin në zonën e majës së Korrës, në një lartësi rreth 1.450 metra, pranë fshatit Cerrujë, ku e braktisi.

Trupi i pajetë u gjet nga policia rreth dy javë më vonë.

Tags: Eglant Koçishokvrasje
Previous Post

U ekzekutua me armë para derës së shtëpisë në Vorë, publikohet fotoja e Edmond Sulës

Next Post

Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës

Next Post
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës

Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
AKTUALITET

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

by Redaktor Redaktor
October 6, 2026
0

Një fakt domethënës për cilësinë dhe standardet e produkteve të ofruara nga kompanitë shqiptare të sigurimeve vjen nga SIGAL Insurance...

Read moreDetails
Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

October 1, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

October 10, 2026
U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, Blerina Matraku kërkon falje publike

U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, Blerina Matraku kërkon falje publike

October 5, 2026
Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

October 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Videot intime me Adi Hilën, reagon vajza e Eli Farës: Mbaje kokën lart…

Videot intime me Adi Hilën, reagon vajza e Eli Farës: Mbaje kokën lart…

October 12, 2026
Dha dorëheqjen nga Kadastra e Elbasanit/ Everest Kazheli në krye të Hetimit Tatimor

Dha dorëheqjen nga Kadastra e Elbasanit/ Everest Kazheli në krye të Hetimit Tatimor

October 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al