Everest Kazheli, i cili tha dorëheqjen nga drejtimi i Kadastrës së Elbasanit vetëm 3 orë pas emërimit, është emëruar shef i përgjithshëm i Hetimit Tatimor.
Kazheli zëvendëson në këtë detyrë, ish-prokurorin Anton Martini, i cili e mbante postin e kreut të Hetimit Tatimor prej vitit 2024 dhe tashmë është shkarkuar.
Kazheli ka drejtuar më herët Drejtorinë Vendore të Kadastrës në Fier, si dhe strukturën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Lushnjë.
Ndërsa në vend të tij në krye të Kadastrës së Elbasanit, është emëruar Gentian Mahmutaj, i cili ushtronte detyrën si përgjegjës i departamentit tekniko-ligjor në Drejtorinë e Përgjithshme.







