Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

BIRN: Strategjia për Inteligjencën Artificiale: E mirë në letër, sfiduese në zbatim

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
BIRN: Strategjia për Inteligjencën Artificiale: E mirë në letër, sfiduese në zbatim
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në fund të vitit 2023, kryeministri Edi Rama shprehu për herë të parë ambicien për të përshpejtuar procesin teknik të integrimit në Bashkimin Europian nëpërmjet ChatGPT, që të zëvendësojë ‘armatën e përkthyesve’ në përafrimin e legjislacionit me përkthimin automatik nga sistemet e Intelegjencës Artificiale.

Pavarësisht pikëpyetjeve për bazën rregullatore ligjore për të përfshirë sistemet e IA në këtë proces, duket se qeveria ka ecur përpara me planin dhe në gusht të këtij viti, publikoi një strategji kombëtare ku parashikohen politikat e përfshirjes së Inteligjencës Artificiale në të gjithë sektorët e shërbimeve publike në 5 vitet e ardhshme.

Në strategji, qeveria pretendon gjithashtu se do të përfshijë modulet e IA-së në analizën fiskale për të parandaluar evazionin fiskal në Tatime dhe Dogana dhe automatizimin e proceseve në prokurorimet publike.

Dokumenti synon të adresojë problematika si mungesa e një kuadri rregullator, kapacitetet e kufizuara teknike dhe burimore, kulturën e ulët digjitale të njohurive të popullsisë dhe hendekun mes zonave urbane dhe rurale në qasjen dhe përdorimin e teknologjive të avancuara.

Për ekspertë të fushës, hartimi i këtyre politikave shihet si domosdoshmëri, por që kërkon shumë fonde për të investuar në ngritjen e infrastrukturës dhe rritjen e kapaciteteve njerëzore që do të përdorin këto sisteme.

“Në letër është e domosdoshme, po sa do të arrihet të zbatohet në praktikë?!” tha për BIRN, Erion Demiri, ekspert i sigurisë kibernetike dhe inxhinier rrjetesh, duke shtuar se “këto objektiva nga ana teknike janë të realizueshme dhe kanë logjikë, puna është se me çfarë kostosh dhe si do të zbatohen”.

Zbatimi i strategjisë, sipas tij, lidhet me sfida të ndryshme që nga infrastruktura teknologjike e kapacitetet njerëzore, deri tek çështjet etike të aksesit të popullatës në këto sisteme.

“Ne nuk kemi infrastrukturë, kemi një GovNet që është shumë i izoluar, duhet të zgjerohet,” thotë ai, duke shtuar se po ashtu duhet të investohet në shpërndarjen e kësaj insfrastrukture. që të lidhen pjesë të popullatës që jeton jashtë Tiranës.

Përmbajtja e dokumentit strategjik vlerësohet edhe nga Igli Gjelishti, drejtues i një kompanie në fushën e IA-s dhe zhvillues i sistemeve të informacionit, i cili i tha BIRN se ishte “një hap i domosdoshëm dhe në linjë me praktikat europiane”.

Por, sipas tij, “në vijim nevojitet të plotësohet me angazhime dhe objektiva me konkrete, si ne aspektin e investimeve ashtu edhe në atë të rezultateve konkrete dhe te matshme”.

Sipas Gjelishtit, dokumenti ka adresuar në objektiva konkrete një nga elementet më të rëndësishëm atë të trajnimit të burimeve njerëzore, që sipas tij është ‘hallka më delikate e procesit’.

Ai i beson se objektivat e strategjisë për ngritjen e infrastrukturës teknologjike janë realiste dhe nëse ka vullnet nga institucionet, vështirësitë nuk janë të pakapërcyeshme.

“Përsa i përket teknologjisë, sigurisht që kërkohen investime konkrete, por në stadin aktual, me pothuajse të gjitha shërbimet publike të digjitalizuara dhe me një sasi shumë të madhe informacioni në dispozicion, kemi nje bazë të mirë për të filluar,” tha Gjelishti.

Të dy ekspertët e shohin pozitive përdorimin e teknologjisë në luftën kundër korrupsionit në sektorin e prokurorimeve publike apo të evazionit fiskal, por këmbëngulin se elementi njerëzor mbetet i pashmangshëm.

“Ka sisteme që janë bazuar në IA dhe analizat e tyre janë shumë më të shpejta dhe të sakta që të shmangesh evazionin,” thotë Demiri, duke shtuar se ndërkohë  “tek pjesa e doganave nuk na ka munguar sistemi, po janë njerëzit që komandojnë sistemin”.

Gjelishti beson se “Inteligjenca artificiale shkon edhe një hap më tej, duke e zëvendësuar në disa raste gjykimin njerëzor që mund të jete subjektiv apo i ndikuar nga faktorë të tjerë”.

Por edhe ai thekson se këto janë të gjitha mjete  dhe që të japin rezultat “nevojitet vullneti i duhur”. “Objektivat konkrete për të përdorur AI në prokurimet publike apo në analizën fiskale jane një fillim i mbarë, por tani duhet të pritet implementimi dhe rezultatet konkrete,” shton ai.

Ekspertët po ashtu evidentojnë në zbatimin e kësaj strategjike të njëjtat dilema globale që lidhen me çështje etike dhe të sigurisë kibernetike.

Sipas Demirit, strategjia e vendos njeriun në qendër duke qenë në rregull nga ana etike por gjithsesi pikëpyetjet mbeten dhe është për t’u parë se çfarë do të ndodhë me tregun e punës dhe si do të shpërndahet nga ana gjeografike infrastruktura që do të ngrihet për zbatimin e këtyre objektivave.

“Edhe këtu tek ne ekziston rreziku që përdorimi i IA do të bëjë të pasurit më të pasur dhe të diferencojë akoma më shumë zonat rurale në aksesin në teknologji,” paralajmëron ai, duke parashikuar që infrastruktura e re do të ngrihet dhe funksionojë përgjithësisht në Tiranë./BIRN

Previous Post

Kontrabandonin karburant me autobot, përfundojnë në pranga dy persona në Fier

Next Post

Shkaktoi aksidentin ku humbën jetën dy motrat, lihet në burg 23-vjeçari

Next Post
Shkaktoi aksidentin ku humbën jetën dy motrat, lihet në burg 23-vjeçari

Shkaktoi aksidentin ku humbën jetën dy motrat, lihet në burg 23-vjeçari

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën
AKTUALITET

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

by Redaktor Redaktor
November 7, 2026
0

Në vijim të denoncimeve të publikuara nga Maska.al për dyshime mbi ndërhyrjet, presionet dhe praktikat korruptive brenda administratës doganore, një...

Read moreDetails
Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

November 4, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Urim Fiku u qëllua me pistoletë dhe sopatë! Gruaja dhe i biri tentuan ta varrosnin pa ekspertizë

Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

November 4, 2026
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Vrasja e Ardian Nikulajt, portugezi Saraiva kundërshton vendimin e burgimit të përjetshëm

Vrasja e Ardian Nikulajt, portugezi Saraiva kundërshton vendimin e burgimit të përjetshëm

November 10, 2026
Të rriturit e moshës së mesme konsumojnë dy herë më shumë kanabis se Gen Z

Të rriturit e moshës së mesme konsumojnë dy herë më shumë kanabis se Gen Z

November 10, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al