Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Melan.
Në aksident është përfshirë një automjet me të cilin udhëtonte një nënë së bashku me djalin e saj, me origjinë nga Kukësi.
Të dy të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Peshkopisë. Për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, ata janë nisur më pas me autoambulancë drejt Tiranës, ku do të marrin trajtim të specializuar.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.







