Qindra studentë u mblodhën të enjten (13 tetor) përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Studentët u shprehën se janë rikthyer në protestë për të kërkuar llogari për premtimet e pambajtura që nga viti 2018, kur mijëra të rinj u ngritën në demostrata masive për përmirësimin e kushteve në arsimin e lartë.
Protesta u shoqërua me përplasje të dhunshme me policinë.
Më shumë se 40 persona janë shoqëruar nga policia, gjatë protestës së djeshme të studentëve.
Ndërkohë, disa protestues kanë mbetur të lënduar, mes tyre edhe gazetarë, por më e rëndë paraqitet gjendja e 19-vjeçari Ledjon Balla, i cili u paraqit në spital me këmbë të thyer dhe në gjendje të fikti pas dhunës policore. Trajtim mjekësor ka marrë po ashtu edhe një përfaqësues diplomatik i cili ishte me lëndime në kokë.Raportohet se gjatë natës janë liruar nga komisariati numër 2 protestuesit e arrestuar dhunshëm në protestën e djeshme e cila nisi fillimisht para Ministrisë së Arsimit dhe më pas revolta u përhap.








