Një situatë e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Durrësit, ku drejtori i Policisë së Fushë-Krujës, Elton Shahini është përfshirë në një konflikt me një drejtues automjeti.
Sipas pamjeve të publikuara nga JOQ, Shahini shihet duke lëvizur me motor, ndërsa pas një konflikti verbal me drejtuesin e një automjeti, situata përshkallëzohet. Drejtuesi i mjetit zbret nga makina dhe i drejtohet Shahinit, duke e goditur me pëllëmbë.
Në video dëgjohet gjithashtu Shahini duke ofenduar drejtuesin e automjetit, përpara se ky i fundit të zbresë nga makina dhe t’i drejtohet me fjalët: “Kë shan nga r*pt ti?!”.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth një muaj më parë, ndërsa deri më tani nuk ka një reagim nga policia lidhur me rastin. Mbeten për t’u sqaruar shkaqet dhe rrethanat e plota që çuan në përshkallëzimin e konfliktit.








