Friday, September 25, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gjykata e Durrësit liron nga burgu ish-drejtoreshën e Postës, Elisabeta Mataj

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Gjykata e Durrësit liron nga burgu ish-drejtoreshën e Postës, Elisabeta Mataj
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, duke e zëvendësuar “arrestin në burg” me masën “arrest në shtëpi”.

Mataj ndodhej në paraburgim që prej muajit korrik, pasi u vu nën hetim për përvetësimin e rreth 69 milionë lekëve të rinj, fonde të destinuara për pagesën e pensioneve në degët e Postës Shqiptare në Shijak dhe Krujë.

Në fazën fillestare të hetimit, Gjykata e Durrësit caktoi ndaj Elisabeta Matajt masën e sigurisë “arrest në burg”. Vendimi u ankimua nga mbrojtja, por edhe Gjykata e Apelit e la në fuqi masën e arrestit në burg, duke bërë që ish-drejtoresha të vijonte qëndrimin në paraburgim.

Në këtë dosje penale janë përfshirë edhe dy punonjëse të tjera të Postës Shqiptare, të cilat dyshohet se kanë pasur rol në skemën e përvetësimit të shumës së konsiderueshme të parave.

Bëhet fjalë për Valbona Dunin, ish-shefe e financës, dhe Paola Danën, arkëtare. Ndryshe nga Mataj, ndaj tyre u caktua që në fillim masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Sipas dyshimeve të ngritura nga organi i akuzës, fondet që duhej të përdoreshin për pagesën e pensioneve në filialet e Postës në Shijak dhe Krujë nuk janë administruar sipas procedurave dhe një shumë prej rreth 69 milionë lekësh të rinj rezultoi e munguar.

Hetimi synon të përcaktojë përgjegjësinë konkrete të secilës prej të dyshuarave, mënyrën se si janë kryer veprimet financiare dhe destinacionin e parave. Elisabeta Mataj, Valbona Duni dhe Paola Dana vijojnë të jenë nën hetim dhe përgjegjësia e tyre penale do të përcaktohet në përfundim të procesit gjyqësor.

Previous Post

“Shtatori mbyllet me surpriza”, meteorologia: Temperaturat rikthehen mbi 30 gradë

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve
AKTUALITET

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

by Redaktor Redaktor
September 24, 2026
0

Shkarkohet nga detyra Ilir Topi, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH). “Boldnews.al” mëson se vendimi...

Read moreDetails
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?

Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?

September 24, 2026
Fotot, zyrtari i policisë dhe biznesmeni nga Durrësi, ja kush janë personat e arrestuar pas aksionit të SPAK

Fotot, zyrtari i policisë dhe biznesmeni nga Durrësi, ja kush janë personat e arrestuar pas aksionit të SPAK

September 22, 2026
Si po i shpëton hetimit të SPAK Adrian Bardhi i “Pascucci”; ortaku i Ergys Agasit te “Dinamo“ dhe pjesë e grupit të tij kriminal

Si po i shpëton hetimit të SPAK Adrian Bardhi i “Pascucci”; ortaku i Ergys Agasit te “Dinamo“ dhe pjesë e grupit të tij kriminal

September 23, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Gjykata e Durrësit liron nga burgu ish-drejtoreshën e Postës, Elisabeta Mataj

Gjykata e Durrësit liron nga burgu ish-drejtoreshën e Postës, Elisabeta Mataj

September 25, 2026
“Shtatori mbyllet me surpriza”, meteorologia: Temperaturat rikthehen mbi 30 gradë

“Shtatori mbyllet me surpriza”, meteorologia: Temperaturat rikthehen mbi 30 gradë

September 25, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al