Thursday, September 24, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zbardhet atentati ndaj vëllait të Fabio Dushkut në Greqi, arrestohen 3 shqiptarë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, Uncategorized
0
Zbardhet atentati ndaj vëllait të Fabio Dushkut në Greqi, arrestohen 3 shqiptarë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Policia greke ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur në janar të vitit 2025 në Selanik, ku 32-vjeçari Danjel Dushku, vëllai i Fabio Dushkut, dyshohet se ishte objektiv i një atentati me armë zjarri.

Në kuadër të hetimeve, oficerët e Nëndrejtorisë Kundër Krimit të Organizuar të Greqisë Veriore kanë arrestuar tre shtetas shqiptarë, të dyshuar për përfshirje në tentativën e vrasjes.

Të arrestuarit janë:

  • Robert Elezaj, 33 vjeç;

  • Sergo Elezaj, 31 vjeç;

  • Rueldi Dragjoshi, 26 vjeç.

Në të njëjtën kohë, Danjel Dushku, 32 vjeç, është shpallur në kërkim nga autoritetet greke.

(Danjel Dushku)

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 8 janarit 2025, në një zonë të Selanikut. Sipas policisë greke, tre të dyshuarit iu afruan Dushkut dhe dyshohet se hapën zjarr në drejtim të tij.

Sipas hetimeve, Robert Elezaj, duke përdorur një pistoletë, ka qëlluar drejt Dushkut, por nuk ka arritur ta plagosë. Nga të shtënat është plagosur një person që ndodhej pranë tij, ndërsa plumbat kanë shkaktuar dëme edhe në një dyqan në zonë.

Edhe Rueldi Dragjoshi dyshohet se ka qëlluar me armë në drejtim të Dushkut, pa e prekur atë.

Ndërkohë, Sergo Elezaj dyshohet se i ka drejtuar armën Dushkut. Autoritetet greke thonë se nuk kanë mundur të përcaktojnë nëse ai ka qëlluar me armë, por dyshohet se ka ndihmuar dy personat e tjerë para dhe gjatë ngjarjes.

Sipas policisë, Sergo Elezaj ka transportuar dy të dyshuarit e tjerë drejt vendit të ngjarjes me një automjet me qira dhe ka qëndruar me ta deri në momentin e largimit.

Nga ana tjetër, hetimet kanë zbuluar se edhe Danjel Dushku ka përdorur armë zjarri gjatë përplasjes. Sipas autoriteteve greke, ai ka qëlluar në drejtim të personave të dyshuar, por të shtënat e tij nuk kanë shkaktuar të plagosur. Plumbat kanë dëmtuar automjetin me të cilin kishin mbërritur të dyshuarit, si dhe një tjetër makinë të parkuar.

Operacioni për arrestimin e tre shqiptarëve u zhvillua në orët e mëngjesit të së mërkurës, pas urdhër-arresteve të lëshuara nga autoritetet greke.

Policia greke vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të atentatit dhe përcaktimin e përgjegjësisë së secilit prej personave të përfshirë në përplasjen me armë.

Previous Post

Për herë të parë para kamerave, Vlora Hyseni mbërrin në GJKKO

Next Post

Tensionohet situata te Kuvendi, policia merr zvarrë disa protestues

Next Post
Tensionohet situata te Kuvendi, policia merr zvarrë disa protestues

Tensionohet situata te Kuvendi, policia merr zvarrë disa protestues

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar
AKTUALITET

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

by Redaktor Redaktor
August 12, 2025
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar lidhjet korruptive mes qeverisë dhe grupeve kriminale. Në një postim të fundit...

Read moreDetails
Fotot, zyrtari i policisë dhe biznesmeni nga Durrësi, ja kush janë personat e arrestuar pas aksionit të SPAK

Fotot, zyrtari i policisë dhe biznesmeni nga Durrësi, ja kush janë personat e arrestuar pas aksionit të SPAK

September 22, 2026
Si po i shpëton hetimit të SPAK Adrian Bardhi i “Pascucci”; ortaku i Ergys Agasit te “Dinamo“ dhe pjesë e grupit të tij kriminal

Si po i shpëton hetimit të SPAK Adrian Bardhi i “Pascucci”; ortaku i Ergys Agasit te “Dinamo“ dhe pjesë e grupit të tij kriminal

September 23, 2026
Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës

September 17, 2026
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Berisha denoncon skandalin: SHISH ka përgjuar edhe gazetarët

Berisha denoncon skandalin: SHISH ka përgjuar edhe gazetarët

September 24, 2026
Gjykata e Posaçme konfirmon masën “arrest shtëpie” për Vlora Hysenin

Gjykata e Posaçme konfirmon masën “arrest shtëpie” për Vlora Hysenin

September 24, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al