Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Në “arrest shtëpie” për aferën AKSHI/ Vlora Hyseni jashtë vendi, çfarë ndodh nëse nuk kthehet në Shqipëri?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE
0
Në “arrest shtëpie” për aferën AKSHI/ Vlora Hyseni jashtë vendi, çfarë ndodh nëse nuk kthehet në Shqipëri?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ndodhet jashtë Shqipërisë në momentin kur ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullimi nga detyra, në kuadër të hetimeve të SPAK për dosjen e AKSHI-t.

Sipas raportimeve, Hyseni ndodhet në Baku të Azerbajxhanit, ku po merr pjesë në një konferencë ku janë të pranishëm drejtues të shërbimeve informative nga vende të ndryshme të botës.

Ndaj Hysenit rëndojnë dyshime për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, ndërsa ajo dyshohet se ka favorizuar biznesmenin Ergys Agasi. Hetimet janë pjesë e dosjes së AKSHI-t, ku SPAK po heton një rrjet të dyshuar kriminal dhe mënyrën e ndërhyrjes në procedurat e tenderave.

Por çfarë ndodh nëse Vlora Hyseni nuk kthehet në Shqipëri?

Nëse ajo nuk paraqitet për ekzekutimin e masës së sigurisë dhe autoritetet nuk arrijnë ta ekzekutojnë atë, çështja mund të kalojë në një fazë tjetër procedurale, në varësi të vendimeve që do të marrin prokuroria dhe gjykata.

Sipas procedurës, nëse kalon afati i përcaktuar për ekzekutimin e masës dhe personi vijon të jetë jashtë vendit, autoritetet mund të ndërmarrin hapa të mëtejshëm për lokalizimin dhe kthimin e saj në Shqipëri, përfshirë edhe shpalljen në kërkim.

Në këtë rast, masa “arrest në shtëpi” duhet të ekzekutohet në Shqipëri, në një adresë të përcaktuar nga autoritetet.

Ndërkohë, hetimet e SPAK vijojnë dhe kanë prekur edhe zyrtarë të tjerë të lartë të institucioneve shtetërore. Mbetet për t’u parë se cilat do të jenë hapat e ardhshëm të drejtësisë dhe nëse hetimi do të sjellë masa të tjera ndaj personave të përfshirë në dosje.

Previous Post

Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra, ndonëse në vend lindin më shumë djem

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës
AKTUALITET

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës

by Redaktor Redaktor
September 17, 2026
0

Policia e Shtetit ka arrestuar Kastriot Hasko dhe Ertis Shehun, në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Fierit për...

Read moreDetails
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

September 17, 2026
Operacioni i SPAK për dosjen ‘AKSHI’, arrestohet një zyrtar i Policisë dhe një biznesmen!

Operacioni i SPAK për dosjen ‘AKSHI’, arrestohet një zyrtar i Policisë dhe një biznesmen!

September 22, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në “arrest shtëpie” për aferën AKSHI/ Vlora Hyseni jashtë vendi, çfarë ndodh nëse nuk kthehet në Shqipëri?

Në “arrest shtëpie” për aferën AKSHI/ Vlora Hyseni jashtë vendi, çfarë ndodh nëse nuk kthehet në Shqipëri?

September 22, 2026
Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra, ndonëse në vend lindin më shumë djem

Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra, ndonëse në vend lindin më shumë djem

September 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al