Saturday, September 12, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në terren pas stuhisë që përfshiu zonën.

 

Sipas të dhënave paraprake, pas motit të keq dhe dëmtimeve të shkaktuara në rrjetin elektrik, ekipet e OSHEE-së kanë dalë në terren për të ndërhyrë dhe rikthyer furnizimin me energji elektrike. Mes punonjësve që ndodheshin në terren ishte edhe elektricisti Klajd Zekthi, i cili fatkeqësisht nuk është kthyer më në shtëpi.InfoNews.al mëson se një prej pikave që kërkon hetim të plotë lidhet me kushtet në të cilat punonjësit e OSHEE-së dërgohen për të ndërhyrë në terren, veçanërisht në situata të motit ekstrem.

 

Burime paraprake ngrenë pikëpyetje mbi mungesën e pajisjeve dhe mjeteve të nevojshme të sigurisë në punë, të cilat duhet të garantojnë mbrojtjen e elektricistëve gjatë ndërhyrjeve në rrjet.

 

Në raste të tilla, kur ekipet punojnë nën presionin e rikthimit të energjisë pas stuhive, rreziku për punonjësit është veçanërisht i lartë. Për këtë arsye, është e domosdoshme të sqarohet nëse punonjësit kanë pasur në dispozicion të gjitha pajisjet mbrojtëse, mjetet teknike dhe kushtet e sigurisë të kërkuara për një ndërhyrje të tillë.

 

A ishte Klajd Zekthi i pajisur me të gjitha mjetet e sigurisë? A kishte ekipi në terren pajisjet e duhura për ndërhyrje në kushtet e krijuara nga stuhia? A ishin respektuar të gjitha protokollet e sigurisë?

 

Këto janë pyetje që tashmë kërkojnë përgjigje nga OSHEE, ndërsa rrethanat e sakta të ngjarjes pritet të përcaktohen nga hetimi i autoriteteve.

 

Humbja e jetës së një punonjësi në krye të detyrës e bën edhe më urgjente verifikimin e kushteve të punës së elektricistëve që përballen çdo ditë me situata të rrezikshme në terren.

 

InfoNews.al do të ndjekë hap pas hapi hetimin dhe do të sjellë çdo të dhënë të re mbi rrethanat e tragjedisë, si dhe përgjigjet që OSHEE dhe institucionet përgjegjëse do të japin për kushtet e sigurisë në punë.

Previous Post

Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten nuk kanë ku punojnë, papunësia e tyre rritet 16%

Next Post

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

Next Post
Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

September 12, 2026
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al