Pushuesit që kanë zgjedhur Ksamilin për të kaluar pushimet shprehen të tronditur pas vrasjes me thikë të 20-vjeçarit francez, Miguel Mendes.
Ngjarja e rëndë ka shkaktuar shqetësim mes turistëve dhe pushuesve që ndodhen në zonën bregdetare, veçanërisht te familjet që janë me fëmijë të vegjël.
Një prej pushuesve tregon se është i shqetësuar për mënyrën se si mund t’ua shpjegojë fëmijëve ngjarjen.
“Është një ngjarje e rëndë, jemi me pushime me fëmijët! Si t’u themi që është vrarë dikush? Ata do të tremben”, tha pushuesi.
Një tjetër pushues e cilësoi ngjarjen si një krim të rëndë.







