Monday, October 12, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zbardhen bisedat në Sky ECC: Janë dy të PD dhe një i LSI! 30 mijë euro ryshfet për licencën e “TV ABEG”

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Zbardhen bisedat në Sky ECC: Janë dy të PD dhe një i LSI! 30 mijë euro ryshfet për licencën e “TV ABEG”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shënim: Ky informacion bazohet në materialet e një dosjeje hetimore dhe përmban pretendimet e organit hetimor. Nuk përbën provë të fajësisë dhe personat e përmendur gëzojnë prezumimin e pafajësisë deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

////

Materialet e administruara në kuadër të hetimit hedhin dyshime mbi një pagesë prej 30 mijë eurosh, e cila sipas interpretimit të organit hetimor lidhet me procesin e licencimit të televizionit “TV ABEG”.

Sipas dokumentit, nga verifikimet në faqen zyrtare të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) rezulton se, me vendimin nr. 132, datë 4 dhjetor 2020, u miratua kërkesa e shoqërisë “ABEG” sh.p.k. dhe iu dha licenca për ofrimin e shërbimit të programit audioviziv të përgjithshëm nëpërmjet “TV ABEG” në qarqet e Tiranës dhe Durrësit.

Sipas dokumentit hetimor, më 7 dhjetor 2020, Ardian Zykaj i ka shkruar Alfredo Hamzait se “duhen dhënë edhe 30 të tjera”, ndërsa shprehet: “janë tre anëtarë, dy të PD dhe një i LSI”. Në vijim të komunikimit, Alfredo Hamzai i përgjigjet: “po ik jepja”.

Sipas analizës së përfshirë në dosjen hetimore, këto komunikime interpretohen si tregues se shuma prej 30 mijë eurosh mund të ketë qenë një pagesë e parregullt për anëtarë të Autoritetit të Mediave Audiovizive, në këmbim të miratimit të licencës për shoqërinë “ABEG” sh.p.k. Dokumenti shton se, bazuar në komunikimet e administruara, kjo shumë dyshohet të ketë qenë pagesa ose kësti i dhënë pas marrjes së licencës.

Në dosjen hetimore janë administruar edhe komunikime të atribuuara platformës Sky ECC, ku shfaqen biseda mes përdoruesve me identifikuesit “AIMCSV” dhe “7B9F5E”. Sipas materialit, në një nga komunikimet zhvillohet ky dialog:
• AIMCSV: “Besua me mer. S’më dhe ti jap drejtim.”
• 7B9F5E: “Të shkruaj për pak sa të jem në shtëpi.”
• 7B9F5E: “Mëngjesi derman.”
• 7B9F5E: “Nuk e kuptova sa lek akoma.”
• AIMCSV: “Janë tre anëtarë, dy të PD dhe një i LSI.”
• 7B9F5E: “Sa lek duhet paguar akoma?”
• 7B9F5E: “30 eu??/ infonews

Tags: Sky ECC
Previous Post

Stili i jetesës po rrit vdekshmërinë, diabeti mbetet shkaku kryesor

Next Post

Pedagogë, inxhinierë, aktivistë e blogerë, njihuni me shqiptarët që protestojnë në Tiranë

Next Post
Pedagogë, inxhinierë, aktivistë e blogerë, njihuni me shqiptarët që protestojnë në Tiranë

Pedagogë, inxhinierë, aktivistë e blogerë, njihuni me shqiptarët që protestojnë në Tiranë

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
AKTUALITET

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

by Redaktor Redaktor
October 6, 2026
0

Një fakt domethënës për cilësinë dhe standardet e produkteve të ofruara nga kompanitë shqiptare të sigurimeve vjen nga SIGAL Insurance...

Read moreDetails
Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

October 1, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

October 10, 2026
U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, Blerina Matraku kërkon falje publike

U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, Blerina Matraku kërkon falje publike

October 5, 2026
Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

October 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Videot intime me Adi Hilën, reagon vajza e Eli Farës: Mbaje kokën lart…

Videot intime me Adi Hilën, reagon vajza e Eli Farës: Mbaje kokën lart…

October 12, 2026
Dha dorëheqjen nga Kadastra e Elbasanit/ Everest Kazheli në krye të Hetimit Tatimor

Dha dorëheqjen nga Kadastra e Elbasanit/ Everest Kazheli në krye të Hetimit Tatimor

October 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al