Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Stili i jetesës po rrit vdekshmërinë, diabeti mbetet shkaku kryesor

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Stili i jetesës po rrit vdekshmërinë, diabeti mbetet shkaku kryesor
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa numri total i vdekjeve ra në 2025, ato nga sëmundjet endokrine dhe të të ushqyerit u rritën ndjeshëm. Sipas të dhënave nga INSTAT vitin e kaluar u regjistruan 241 vdekje nga sëmundjet endokrine dhe te të ushqyerit ose 15.3% më shumë në raport me 2024-en.

Kjo kategri përfshin sëmundjet e sistemit endokrin, çrregullimet metabolike dhe ato të lidhura me ushqyerjen, ku më e zakonshmja është diabeti dhe komplikacionet e tij.

Rritja më e fortë në numër u shënua në Elbasan, ku vdekjet u shtuan nga 14 në 2024 në 25 raste vitin e kaluar. Vlora gjithashtu pati një rritje të dukshme, nga 4 në 14 raste, ndërsa Durrësi shënoi 20 raste në 2025 nga 13në 2024-en. Rritje u regjistruan edhe në Dibër, Gjirokastër dhe Fier.

Në përqindje, rritja më e lartë ishte në Vlorë, me 250%, por kjo lidhet edhe me bazën e ulët të krahasimit në vitin 2024. Rritje të forta në përqindje shënuan edhe Gjirokastra, me 85.7%, Elbasani me 78.6%, Dibra me 60% dhe Durrësi me 53.8%.

Pavarësisht rënies me 11.1%, Tirana vijoi të kishte numrin më të lartë të vdekjeve nga kjo kategori, me 48 raste në vitin 2025. Pas saj renditen Fieri me 37 raste, Elbasani me 25, Korça me 21 dhe Durrësi e Shkodra me nga 20 raste.

Në disa qarqe, vdekjet shënuan rënie. Berati regjistroi 17 vdekje, nga 20 një vit më parë. Lezha ra nga 9 në 7 raste, Kukësi nga 4 në 3 raste, ndërsa Tirana nga 54 në 48 raste. Në Korçë dhe Shkodër numri i vdekjeve mbeti i pandryshuar.

Të dhënat tregojnë se sëmundjet endokrine dhe metabolike, veçanërisht diabeti, po bëhen një barrë e madhe për shëndetin publik. Rritja e vdekjeve në nivel kombëtar sinjalizon nevojën për kontroll më të mirë të sëmundjeve kronike, diagnostikim të hershëm dhe ndjekje më të rregullt të pacientëve me çrregullime metabolike.

Vdekjet nga sëmundjet endokrine dhe të të ushqyerit lidhen në pjesën më të madhe me diabetin dhe komplikacionet që ai shkakton. Kjo kategori përfshin gjithashtu sëmundjet e gjëndrës tiroide, çrregullimet metabolike dhe probleme të tjera hormonale, por diabeti përbën shkakun dominues të vdekshmërisë.

Rritja e numrit të vdekjeve nga këto sëmundje zakonisht shpjegohet me disa faktorë që veprojnë njëkohësisht. Një ndër më të rëndësishmit është plakja e popullsisë, pasi diabeti dhe çrregullimet metabolike janë më të shpeshta në moshat e mëdha. Gjithashtu, shtimi i mbipeshës dhe obezitetit, ushqyerja jo e shëndetshme dhe mungesa e aktivitetit fizik kanë çuar në rritjen e rasteve me diabet tip 2 në  vendin tonë.

Një rol të rëndësishëm luajnë edhe komplikacionet e sëmundjes. Shumë pacientë nuk humbin jetën nga diabeti në vetvete, por nga pasojat që ai shkakton në organizëm, si sëmundjet kardiovaskulare, dëmtimi i veshkave, goditjet në tru apo infeksionet e rënda. Rreziku rritet edhe kur sëmundja diagnostikohet me vonesë ose nuk mbahet nën kontroll përmes trajtimit dhe monitorimit të vazhdueshëm.

Të dhënat tregojnë se vdekjet nga sëmundjet endokrine dhe të të ushqyerit u rritën me 15.3% krahasuar me një vit më parë, duke reflektuar shtimin e rasteve të diabetit, me plakjen e popullsisë, me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të pacientëve./Monitor

Previous Post

Koçeku sfidon socialistët, nxjerr foton: Nuk e dorëzoj mandatin!

Si ndodhi sherri në Bllok, Nadir Çausholli i CFO Pharma vuri një karikues elektrik…
AKTUALITET

Si ndodhi sherri në Bllok, Nadir Çausholli i CFO Pharma vuri një karikues elektrik…

by Redaktor Redaktor
July 6, 2026
0

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me konfliktin ku u përfshi pronari i kompanisë farmaceutike “CFO Pharma”, Nadir...

Read moreDetails
Skandal në Fier/ Tre adoleshente dhunojnë dhe filmojnë bashkëmoshataren e tyre

Skandal në Fier/ Tre adoleshente dhunojnë dhe filmojnë bashkëmoshataren e tyre

July 7, 2026
Si po dështon sezoni turistik në Himarë! Vangjel Tavo doli edhe mbi qeverinë, shteti hesht

Si po dështon sezoni turistik në Himarë! Vangjel Tavo doli edhe mbi qeverinë, shteti hesht

July 6, 2026
Video-skandali/ Nadir Çausholli i “CFO Pharma”, sherr me grushta në mes të Bllokut. Kallëzohet për kanosje

Video-skandali/ Nadir Çausholli i “CFO Pharma”, sherr me grushta në mes të Bllokut. Kallëzohet për kanosje

July 6, 2026
Dokumentet / Si i përfitoi Alaudin Malaj 46 mijë m2 tokë në Zvërnec pasi dha dy vendime në favor të Artur Shehut

Dokumentet / Si i përfitoi Alaudin Malaj 46 mijë m2 tokë në Zvërnec pasi dha dy vendime në favor të Artur Shehut

June 28, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Stili i jetesës po rrit vdekshmërinë, diabeti mbetet shkaku kryesor

Stili i jetesës po rrit vdekshmërinë, diabeti mbetet shkaku kryesor

July 7, 2026
Koçeku sfidon socialistët, nxjerr foton: Nuk e dorëzoj mandatin!

Koçeku sfidon socialistët, nxjerr foton: Nuk e dorëzoj mandatin!

July 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al