Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Plumbat mbi ‘Shqiponjat’ e policisë, si u vra nga 5 goditje efektivi Enea Mekollli

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Plumbat mbi ‘Shqiponjat’ e policisë, si u vra nga 5 goditje efektivi Enea Mekollli
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Violand Braçellari, 43-vjeçari nga Loazhani që vrau me automatik punonjësin e policisë së Korçës, Enea Mekolli dhe plagosi kolegun e tij, Edison Adri, mësohet të ketë përdorur plumba automatiku blindshpues.

I kërkuari ka përdor armatim dhe municion të rëndë, ndaj ka neutralizuar shumë shpejt dy punonjësit e policisë, ku njëri prej tyre, Enea Mekolli, ka pësuar 5 plagë, tre në trup, një në kokë dhe një në këmbë.

Tre goditjet në trup, kanë sjellë çarjen e jelekut antiplumb. Gjatë sekuestrimit të armës automatike është konstatuar se municioni i fishekëve që kishte përdorur, Violand Braçellari, i përkiste blindshpuesve.

Violand Braçellari, njihej në zonë si person me rrezikshmëri të lartë, pasi i kishte shpëtuar disa herë arrestimit nga policia. Ai kudo që shkonte në stallën e tij, me vete mbante armën e zjarrit, duke sjellë reagimin e menjëhershëm.

Aktualisht prokuroria e Korçës, ka nisur hetimet ndaj Violand Braçellarit për akuzën e “Vrasjes për shkak të cilësive të veçantë” ndaj punonjësit të Policisë dhe “Vrasjes për sgkak të cilësive të veçantë ndaj punonjësit të policisë” mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit dhe municionit”, Kundërshtimme armë ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit.

Për të gjitha këto akuza Braçellari rrezikon një dënim me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë pritet që lidhur me këtë çështje është hapur dhe një hetim për “Shpërdorim detyre”, për të kryer verifikime mbi rolin drejtues dhe zbatues të titullarëve të policisë së Korçës në këtë aksion.

Për këtë çështje do pyeten disa punonjës policie, mes të cilëve dhe Drejtori i Korçës, Vilson Bala dhe nëndrejtori i policisë së Korçës, Eduart Allushi, nëse ata kanë paturr informacione operative se Braçelari ishte një person me rrezikshmëri.

Violand Braçelari, deklaronte në fshatin Lozhan se nese do ti vinte policia do ti qellonte, gjë e cila tregon se ai përbënte rrezikshmëri të lartë.

Pyetja kryesore që shtrohet në këtë çështje, është pse me mjetin e paëe u lanë efektivet dhe nuk shkuan drejtuesit dhe me pas të ishin këta që duhet të prisnin efektivat duke krijuar dhe një analizë risku të momentit.

Pse në vijën e parë nuk hyri drejtori dhe zv drejtori, shefi i komisariatit kjo gjithmonë kur këta nuk kanë pasur të dhëna për rezikshmëri në lidhje me Braçellarin, por kjo gjë ju la vartësve në dorë.

Ndërkohë një pyetje tjetër që shtrohet në këtë çështje, është fakti se pse kur u bë rrethimi i plotë nuk u instruktuan policat që të ruanin distancë dhe të bënin thirje për dorëzim?/ Elton Qyno-Syri.net

Tags: 43-vjeçari nga LoazhaniEnea Mekollipunonjësin e policisë së KorçësVioland Braçellari
Previous Post

Skema e mbushjes së sallave? Mesazhi i kryebashkiakut: Gjeni ‘entuziastë’ që të duartrokasin Ramën

Next Post

Të shtëna me armë në Kamëz, humb jetën te Trauma i plagosuri

Next Post
Të shtëna me armë në Kamëz, humb jetën te Trauma i plagosuri

Të shtëna me armë në Kamëz, humb jetën te Trauma i plagosuri

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al