Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e kësaj të hëne në zonën e Kamzës.
Një 26-vjeçar i identifikuar si Amarildo Vukaj, mbeti fillimisht i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.
Mësohet se ai u dërguar drejt spitalit të Traumës, për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.







