Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

V*asja e Fatos Cenajt/ Prokuroria italiane: Ish-oficeri shqiptar u ekzekutua për hakmarrje

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
V*asja e Fatos Cenajt/ Prokuroria italiane: Ish-oficeri shqiptar u ekzekutua për hakmarrje
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pas më shumë se dy muajsh hetimesh për rastin e ish oficerit shqiptar Fatos Cenaj, autoritetet italiane kanë konfirmuar zyrtarisht se bëhet fjalë për vrasje të qëllimshme, duke përjashtuar çdo pistë tjetër.

Një person është tashmë nën hetim për vrasje me dashje, ndërsa prokuroria ndjek pistën e hakmarrjes të lidhur me të kaluarën e 58-vjeçarit në Shqipëri, përpara se të shpërngulej në Itali.

Ngjarja ndodhi më 8 qershor në zonën via Casoni Basse, në komunën Fontaniva, afër Padovës.

Pak minuta pasi kishte dalë nga banesa, një dëshmitar dëgjoi një të shtënë me armë zjarri. Menjëherë më pas, dy roje peshkimi e gjetën 58-vjeçarin të shtrirë në tokë. Fillimisht u dyshua për një rrëzim aksidental, por në spital u zbulua plaga nga plumbi në kokë. Pas tre ditësh në gjendje kritike, Fatos Cenaj ndërroi jetë.

Hetimet dhe e kaluara në Shqipëri

Hetuesit italianë kanë mbledhur dëshmi nga kamerat e sigurisë në zonë dhe kanë intervistuar persona që e njihnin viktimën. Nga hetimet nuk rezulton se ai kishte konflikte apo armiq në Itali, përkundrazi, ishte i njohur si njeri i qetë dhe i dashur, që punonte dhe ndihmonte pa kërkuar asgjë në këmbim.

Për këtë arsye, vëmendja e hetuesve është zhvendosur te e kaluara e tij në Shqipëri, kur ai shërbente si punonjës i sistemit te burgjeve. Autoritetet italiane po bashkëpunojnë me autoritetet shqiptare për të ndriçuar çdo konflikt apo ngjarje të mundshme që mund të ketë shërbyer si motiv për këtë vrasje.

Familja e tij është larguar nga banesa në Fontaniva pas ngjarjes. “Ishte shumë e frikshme, pas vdekjes së tij gruaja dhe vajza e braktisën shtëpinë dhe u strehuan te të afërmit,” tha një fqinj për mediat lokale.

 

Previous Post

Këta janë dy të rinjtë që humbën jetën nga aksidenti tragjik në Peqin

Next Post

20 mjete lundruese të bllokuara gjatë javës, janë shpëtuar nga mbytja 38 persona

Next Post
20 mjete lundruese të bllokuara gjatë javës, janë shpëtuar nga mbytja 38 persona

20 mjete lundruese të bllokuara gjatë javës, janë shpëtuar nga mbytja 38 persona

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Përplasja Rama–Becchetti, faturë milionëshe për qytetarët/ Zbulohen kostot e mbrojtjes ligjore

Përplasja Rama–Becchetti, faturë milionëshe për qytetarët/ Zbulohen kostot e mbrojtjes ligjore

July 22, 2026
Shkelën procedurat e punësimit të Muçi Shaljanit, 6 muaj burg për dy ish-zyrtarët e AMP-së

Shkelën procedurat e punësimit të Muçi Shaljanit, 6 muaj burg për dy ish-zyrtarët e AMP-së

July 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al