Sunday, November 8, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrasja e Çajup Selimit, dëshmon i afërmi i tij: Plumbi më ra te dera

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Vrasja e Çajup Selimit, dëshmon i afërmi i tij: Plumbi më ra te dera
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në seancën e radhës në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dëshmuar Leonard Selimi, i afërm i biznesmenit Çajup Selimi, i cili u vra më 1 qershor 2021.

Për këtë ngjarje ka rrëfyer më herët i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, i cili ka deklaruar se është paguar 25 mijë euro nga Laert Haxhiu për ekzekutimin e Selimit.

Sipas dëshmisë së Tafanit, në momentin e vrasjes, viktima e kishte parë në sy teksa qëllohej, pa e kuptuar se ku po e kapnin plumbat.

Ndërkohë, Leonard Selimi ka dëshmuar se autorin nuk e ka parë dhe nuk ka dëgjuar të shtëna, por në banesën e tij ka gjetur një plumb, në kokën krevatit.

“Nuk dëgjova krisma armësh. Gjeta plumbin brenda në shtëpi, te koka e krevatit. Ia dhashë të nesërmen policisë. Atë natë nuk kisha parë asgjë. Pashë vetëm vrimën në derë”, ka dëshmuar ai.

Selimi ka treguar se Çajup Selimin e njihte si djalë punëtor dhe se para se të vritej, nuk dinte asgjë për të.

Pasi u vra, morëm vesh që kishte probleme. Kishte sherre me disa çuna nga fshati Veliqot i Tepelenës, emrat nuk i di, por si fytyra i njoh. Janë tre çuna, kanë bërë një ose dy sherre. Ishin rregulluar pastaj dhe erdhën te varrimi. Ishte mbyllur sherri. Për ndonjë sherr tjetër të hapur nuk di gjë. Nuk i jap dot shpjegim vrasjes”, ka dëshmuar ai në GJKKO.

Dëshmia e Leonard Selimit:

“Kur ndodhi vrasja, unë isha në shtëpi. Poshtë katit tim, ishte data 1 qershor, rreth orës 21:00. Nuk dëgjova zhurmë dhe as nuk e pashë autorin. Hapa derën sepse më ra plumbi te dera.

Nuk dëgjova krisma armësh. Gjeta plumbin brenda në shtëpi, te koka e krevatit. Ia dhashë të nesërmen policisë. Atë natë nuk kisha parë asgjë. Pashë vetëm vrimën në derë.

Kur dola te dera pashë gjak. U mundova t’i jap ndihmën e parë. I dilte gjak nga goja, nuk kishte reagim nga ana e tij. Doli nusja e tij, pastaj dikush nga kati i parë dhe të gjithë të tjerët. E mora vesh nga televizioni.

E njihja si djalë punëtor, djalë të qetë. Po të doje një numër telefoni, ta gjente. Shiste çimento, kishte magazinë. Në kafe ai nuk ulej kurrë me ne, por bisedonim gjëra të rinjsh.

Para se të vritej, nuk dinim asgjë për të. Pasi u vra, morëm vesh që kishte probleme. Kishte sherre me disa çuna nga fshati Veliqot i Tepelenës, emrat nuk i di, por si fytyra i njoh. Janë tre çuna, kanë bërë një ose dy sherre.

Ishin rregulluar pastaj dhe erdhën te varrimi. Ishte mbyllur sherri. Për ndonjë sherr tjetër të hapur nuk di gjë. Nuk i jap dot shpjegim vrasjes.”

Previous Post

BB: Shqipëria shpenzon shumë për transportin, por projektet mbeten me cilësi të dobët

Next Post

Inflacioni sipas Eurostat arriti në 2.3% në janar 2026, mbi mesataren e BE-së

Next Post
Inflacioni sipas Eurostat arriti në 2.3% në janar 2026, mbi mesataren e BE-së

Inflacioni sipas Eurostat arriti në 2.3% në janar 2026, mbi mesataren e BE-së

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit
AKTUALITET

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

by Pali
November 1, 2026
0

Një aksident ka ndodhur në fshatin Farret, në njësinë administrative Stravaj të Librazhdit, ku një automjet tip “Benz” ka dalë...

Read moreDetails
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

October 30, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

November 7, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

November 7, 2026
Gaz lotsjellës me shumicë te Ministria e Brendshme/ Predhat pa datë skandence

Gaz lotsjellës me shumicë te Ministria e Brendshme/ Predhat pa datë skandence

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al