Sapo kanë mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, tre të akuzuarit si bashkëpunëtorë të vrasjes së 56 vjeçarit Anesti Rama, në Frashër të Patosit.
Tre të dyshuarit Emalinda Rama, 26 , vjeçe,nëna e saj Valbona Rama, 53 vjeçe dhe Çlirim Dogani, 55 vjeçari banues në Arapaj.
Ata do të dalin para trupit gjykues të përbërë nga , gjyqtar Klodiana Keyeziu dhe prokurore Lorena Sallillari.
Të tre akuzohen për vrasjen makabre të 56 vjeçarit nëpërmjet mbytjes me tel, goditjes me sende të forta dhe dëmtimeve në pjesët intime.








