Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mafia shqiptare dhe ‘Ndrangheta’, aleatë të drogës: Kush është ‘njeriu i nderit’ për kalabrezët?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Mafia shqiptare dhe ‘Ndrangheta’, aleatë të drogës: Kush është ‘njeriu i nderit’ për kalabrezët?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Autoritetet italiane kanë zbuluar në hetimin “Arangea bis” një rrjet të strukturuar kriminal që bashkëpunon ngushtë mes mafias kalabreze ‘Ndrangheta’ dhe grupeve kriminale shqiptare, me trafikun e drogës si aktivitetin kryesor, shkruan Corriere della Calabria.

Sipas urdhrit të hetimit të Prokurorisë së Reggio Calabriës, këto organizata përdorin kanale transnacionale për importin e sasisë së madhe të narkotikëve, përfshirë kokainën, hashashin dhe marihuanën, nga Amerika e Jugut (Ekuador) dhe vende të ndryshme evropiane (Spanjë, Gjermani, Holandë, Belgjikë dhe Shqipëri).

Në bisedat e përgjuara, të dyshuarit flasin shpesh për Shqipërinë si një prej burimeve kryesore të drogës, ku trafikanët shqiptarë disponojnë sasi të mëdha, deri në 3 ton marihuanë. “Nëse doni, në Shqipëri kanë 3 mijë kg”, thuhet në përgjime.

Në fokus të hetimeve qëndron shqiptari Saimir Bilaçaj, i lindur në 1985, i cilësuar si “promovuesi, menaxheri, organizatori dhe financuesi” i trafikut të kokainës që hyn në portin e Gioia Tauro-s në Kalabri. Ai ka menaxhuar dhe koordinuar importin nga Amerika e Jugut dhe shpërndarjen në tregjet evropiane, duke bashkëpunuar ngushtë me anëtarë të ‘Ndranghetës’, përfshirë Antonio Gullin.

Sipas hetuesve, Bilaçaj krenohet me lidhjen me Davide Flachi , shefin e Comasina-s, i cili thuhet se i ka dhënë atij titullin “njeriu i nderit”.

Hetimet italiane zbulojnë gjithashtu lidhjet mes grupit shqiptar “Kompania bello” dhe organizatave kalabreze mafioze, të cilat veprojnë në mënyrë konfederate për kontrollin e trafikut global të drogës. Nga baza e tyre në Valencia, menaxherët shqiptarë monitorojnë dërgesat e kokainës dhe bashkëpunojnë me grupe të tjera mafioze, përfshirë edhe sektorin e pastrimit të parave që lidhet me komunitetin kinez.

Një tjetër fakt i rëndësishëm i nxjerrë nga bisedat e përgjimit është prania e fuqishme e shqiptarëve në zonat kyçe të Amerikës Latine ku prodhohet kokaina (Kolumbi, Bolivi, Peru) dhe në portet ndërkontinentale që përdoren për transportin e drogës drejt Evropës.

Hetimet e Prokurorisë së Milanos dhe Reggio Calabrias tregojnë se këto organizata kriminale po konsolidojnë ndikimin e tyre duke krijuar një rrjet shumëplanësh, ndërkombëtar dhe tepër të strukturuar në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.

Përmbajtja e një bisede tregon lidhjen e shqiptarëve me mafien kalabreze: “Pastaj janë këta shqiptarë… Ata kanë vënë dorë në gjithçka tani… Kushërinjtë janë kudo… Ata janë të aftë… Ata janë në Amerikën e Jugut tani.”

Previous Post

Vrasja e Anesti Ramës, mbërrijnë në Gjykatë Ermalinda Rama, i dashuri dhe nëna e saj

Next Post

11 Maji/ KQZ shpërndan mandatet e deputetëve në qarkun e Elbasanit, Fierit dhe Durrësit

Next Post
11 Maji/ KQZ shpërndan mandatet e deputetëve në qarkun e Elbasanit, Fierit dhe Durrësit

11 Maji/ KQZ shpërndan mandatet e deputetëve në qarkun e Elbasanit, Fierit dhe Durrësit

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shkollat e premtuara në Astir, ende në ndërtim

Shkollat e premtuara në Astir, ende në ndërtim

September 15, 2026
Faza e dytë e regjistrimit/ “Çorbë” në U-Albania, ç’aktivizohet opsioni i “kuotave të lira”

Faza e dytë e regjistrimit/ “Çorbë” në U-Albania, ç’aktivizohet opsioni i “kuotave të lira”

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al