Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Prokuroria dërgon për gjykim autorin e mitur, babain dhe xhaxhain e tij

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Prokuroria dërgon për gjykim autorin e mitur, babain dhe xhaxhain e tij
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim disa shtetas të akuzuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 14 gusht 2025, ku humbi jetën i mituri Erald Xhejo,14 vjeç.

Ngjarja ndodhi në ambientet e jashtme të lokalit “Amar” në fshatin Pirg, ku viktima u konfliktua fizikisht me një tjetër të mitur, shtetasin Enedio Guri.

Pamjet filmike të kamerave të sigurisë treguan qartë momentin kur autori Enedio Guri e godet viktimën me thikë, duke i shkaktuar plagën fatale.

Sipas hetimeve, viktima u transportua në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Korçës, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të marra me thikë në kraharor.

Hetimet zbuluan gjithashtu se babai i autorit, shtetasi Edison Guri nuk ka bashkëpunuar me organet e drejtësisë, por ka ndërmarrë veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës.

Ai, së bashku me Roland Gurin dhe Flori Çelën ka tentuar të devijojë hetimet duke manipuluar prova dhe duke fshehur thikën e krimit, e cila u pastrua nga Roland Guri,

Në përfundim, Prokuroria ka kërkuar dërgimin në gjyq të:

  • Enedio Guri (i mitur) për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”;
  •  Edison Guri (babai) për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;
  • Roland Gurin për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Moskallëzim i krimit” dhe “Përkrahja e autorit në krim”;
  • Flori Çela për “Moskallëzim i krimit” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.

Si ndodhi ngjarja e rëndë

Grindja mes dy adoleshentëve u raportua të ketë nisur për arsye banale të llojit “përse më shikon”. Një ditë përpara ngjarjes së rëndë, autori Enedio Guri, banues në fshatin Leminot, ka shkuar përpara lokalit të xhaxhait të viktimës me një automjet duke xhiruar dhe gomat e më pas është larguar.

Ditën e ngjarjes Erald Xhejo i shoqëruar nga një shok i tij, kishte shkruar për tu qethur në berberhane, e ndodhur në afërsi të lokalit ku dhe u regjistrua tragjedia.

Në këto momente pranë tyre ka kaluar Enedio Guri me makinë. Ky i fundit ka fishkëllyer për Xhejon me qëllim për të ndaluar dhe për tu sqaruar.

Në momentin që autori ka ndaluar dhe ka zbritur nga automjeti, ka nisur një sherr verbal e më pas konfrontim fizik me 14-vjeçarin e më pas ka nxjerrë dhe thikën.

Në këto kushte 14-vjeçari ka marrë një karrige nga lokali dhe e ka vendosur përpara vetes për tu mbrojtur. Duke bërë hapa pas për t’iu larguar Enedio Gurit, i cili në dorë mbante një thikë, ai është penguar dhe në atë moment autori e ka goditur me thikë në zemër.

Previous Post

U gjet dr*gë në banesën e tij, shpallet në kërkim drejtori i burgut të Rrogozhinës

Next Post

Ministri ‘surprizohet’ nga çmimi i naftës: Duhet verifikuar

Next Post
Ministri ‘surprizohet’ nga çmimi i naftës: Duhet verifikuar

Ministri ‘surprizohet’ nga çmimi i naftës: Duhet verifikuar

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al