Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Video-skandal në qelinë e burgut të sigurisë së lartë: Lul Berisha me “bandën” festojnë me alkool e drogë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Video-skandal në qelinë e burgut të sigurisë së lartë: Lul Berisha me “bandën” festojnë me alkool e drogë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pamjet që po dalin nga një burg i sigurisë së lartë janë tronditëse dhe flasin vetë: qelitë nuk duken si burg, por si dhoma feste për të fortët.

Në video shfaqet Lulzim Berisha së bashku me disa persona të tjerë, të ulur në një ambient të përbashkët, duke pirë alkool, duke përdorur disa telefona njëkohësisht dhe duke bërë video-call me persona jashtë. Muzikë, të qeshura dhe lëvizje të lirshme nga një qeli në tjetrën, pa asnjë shenjë kontrolli.

Image

Në të njëjtat pamje, sipas diskutimeve në studio, pretendohet se shfaqen edhe emra të njohur si Fehmi Mziu, si dhe persona të përmendur si Astrit Avdulaj “Kapelja”, Islam Kasa “Mitralozi” dhe të besuar të Kel Arapit. Identitetet mbeten për t’u verifikuar nga autoritetet, por pamjet kanë ngritur dyshime të forta.

Image

Gazetari Artan Hoxha e cilësoi videon si një tregues të qartë të mënyrës si funksionon sistemi në burgje, duke theksuar se kush ka para, siguron kushte dhe privilegje edhe brenda qelisë.

Sipas tij, gjithçka ka një çmim: telefonat futen me pagesë, alkooli sigurohet me lekë, ndërsa ‘malli’ hyn përmes rrugëve të paligjshme dhe shpesh me çmime më të larta se jashtë.

Lëvizja nga një qeli në tjetrën nuk ndodh rastësisht, por përmes marrëveshjeve dhe favoreve.

Image

Flamur Vezaj theksoi se video dyshohet të jetë filmuar në burgun e Peqinit dhe është mbajtur për një periudhë për verifikim para publikimit.

Sipas tij, pamjet tregojnë qartë se dera e qelisë duket e hapur, ka disa telefona në përdorim dhe një situatë që nuk përputhet me rregullat e një burgu të sigurisë së lartë.

Image

Sipas Hoxhës, kjo video mjafton për të nisur një hetim të plotë për të kuptuar se si kanë hyrë sendet e ndaluara, kush i ka lejuar dhe kush përfiton nga kjo situatë, pasi pa bashkëpunim nga brenda kjo është e pamundur.

Ai shtoi se pamje të tilla rrëzojnë çdo deklaratë për siguri dhe kontroll në burgje, duke treguar një realitet paralel ku disa të dënuar blejnë kushte dhe ndikim.

Image

Ky skandal ka ngritur pikëpyetje serioze mbi funksionimin e institucioneve të vuajtjes së dënimit dhe nivelin e korrupsionit brenda tyre, ndërsa mbetet për t’u parë nëse autoritetet do të reagojnë dhe do të nisin hetime për zbardhjen e plotë të rastit.

Marrë nga Mashqip.com

Previous Post

Si transporti detar po bëhet fushëbeteja e re globale

Next Post

“S’ka lek se s’kena ba pun…”/ Mir Pepa mbante me lekë dy motrat Berisha dhe Pjerin Ndreun

Next Post
“S’ka lek se s’kena ba pun…”/ Mir Pepa mbante me lekë dy motrat Berisha dhe Pjerin Ndreun

“S’ka lek se s’kena ba pun…”/ Mir Pepa mbante me lekë dy motrat Berisha dhe Pjerin Ndreun

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al