Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Dorian Teliti, ka akuzuar qeverinë për abuzime me projektet infrastrukturore, duke thënë se shembja e rrugëve të ndërtuara vitet e fundit lidhet me korrupsionin dhe cilësinë e dobët të punimeve.

Sipas Telitit, institucionet shtetërore që monitorojnë kushtet atmosferike nuk kanë raportuar reshje të pazakonta gjatë javëve të fundit, por sasi normale shiu për stinën e dimrit. Ai ngriti pyetjen pse dëmtimet po ndodhin vetëm në rrugët e ndërtuara në vitet e fundit.

“Si është e mundur që shiu të ketë dëmtuar vetëm rrugët e ndërtuara gjatë këtyre 13 viteve të fundit dhe jo ato të ndërtuara më herët?”, u shpreh ai në Syri TV,

Sipas Telitit, projektet infrastrukturore janë copëtuar në segmente të ndryshme për t’u dhënë sa më shumë tendera kompanive të lidhura me pushtetin, gjë që sipas tij ka sjellë cilësi të dobët të punimeve.

“Ne kemi struktura shtetërore të cilat masin, janë përgjegjëse për sa i përket edhe le të themi motit dhe raportojnë dhe nuk kanë raportuar gjatë javëve të fundit një shi ndryshe nga herët e tjera, sasi shiu të ndryshme nga herët e tjera, po atë normale të cilat janë të stinës normale, të stinës së dimrit. Po pse nuk bien rrugët e tjera, po bien pikërisht rrugët të cilët janë ndërtuar gjatë viteve të fundit? Si është e mundur që shiu të paska dëmtuar vetëm ato rrugë të ndërtuara gjatë këtyre 13 viteve pa asnjë rrugë të ndërtuar nga Zogu, nga Enver Hoxha, nga Sali Berisha apo edhe ato qeveritë e majta që kanë qenë përpara të Fatos Nanos, të Ilir Metës dhe të Pandeli Majkos?

Si është e mundur që u prekën vetëm rrugët e ndërtuara gjatë këtyre 13 viteve të fundit? Të cilat siç e thatë dhe ju mirë pak më përpara, janë rrugë të cilat në distancë të tyre janë copëtuar projektet për t’i dhënë tendera sa më shumë miqve dhe shokëve, për të kënaqur të tërë, të tërë ndërtuesit oborrtarë, që secili prej tyre të merrte nga një llokëm, dhe tashmë është parë dhe rezultati që cilësia e punimeve është skandaloze, sa mjaftohet të bjerë shi normal, sepse ka qenë shi normal.

Nëse kryeministri mendon që këto që kanë shira të jashtë, domethënë normales, të shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, se ato shira nuk bien vetëm në rrugë, po bien dhe jashtë rrugës aty ku janë banesat e njerëzve, aty ku janë bizneset e njerëzve. Dhe në qoftë se, në qoftë se qenkan hipotetikisht shira kaq të rrëmbyeshëm, duhet të kishin dhënë dëmtime dhe te shtëpitë e njerëzve, po nuk ka rrëshqitje shtëpish. Duhet të ishin dhënë dëmtime dhe tek magazinat që janë përballë ana, anash rrugës, duhet të ishin dhënë dhe tek ndërtimet e bizneseve e kështu me radhë. Pra atje dëmtime nuk ka.

Me gjendje normale të shkërmoqen rrugët, ka vetëm një përgjigje, abuzim me punimet në projekt. Dhe abuzimet kur vijnë? Abuzimet vijnë kur treshja, shteti që është financuesi, dhe që ai që bën tenderin, me ndërtuesin, që është ai që do zbatojë projektin, dhe supervizorin, i cili kontraktohet nga shteti, dhe që në emër të shtetit do mbrojë interesat e shtetit, të buxhetit të shtetit dhe të verifikojë cilësinë e punimeve të, të kontraktorit, bien dakord me njëri-tjetrin, që të kryejnë ato punime abuzive në rrugë. Pse? Me interesin e vetëm për të vjedhur paratë e projektit. Dhe ne e dimë shumë mirë se çfarë flitet në korridoret e ministrive, ne dimë shumë mirë çfarë flitet në kafet ku rrinë zyrtarët e lartë. Ne dimë shumë mirë çfarë flitet në hollët e hoteleve kryesore, kur këta zyrtarë bëjnë edhe pazaret e tyre.

Ne e dimë shumë mirë që tarifa fillestare e tenderit është 30% dhe pastaj për çdo situacion merren 10, 15 apo 20% të tjera. Duke e bërë praktikisht që gjysma e vlerës së tenderit të jetë një llokum korrupsioni. Dhe po është normale, kur ti vjedh gjysmën e parasë të dedikuara për një, për një projekt investimi, është normale që do kesh pastaj këtë cilësi punimesh. Për përsëris dhe njëherë, kur këta s’kanë frikë dhe e bëjnë tunelin e trajtojnë si një vrimë dhe nuk i vendosin hekurin, jo më pastaj rrugët e tjera që janë rrugë normale, jo më aty pastaj që kanë kryer me sa duket punime skandaloze dhe ja rrugë që rrëshkasin. Pra nuk rrëshkasin rrugët e Enver Hoxhës, nuk rrëshkasin rrugët e Sali Berishës, nuk rrëshkasin as rrugët e Zogut, po rrëshkasin rrugët e Edi Ramës.

U bllokua juglindja për 10-11 ditë. A e dini se çfarë dëmi kaq të madh i ka bërë kjo ekonomisë shqiptare? Nuk flitet më sot për turizëm në Pogradec apo në Korçë, s’flitet më. Nuk flitet më. Ndërkohë që ne dimë që janë zona, sidomos Korça, që ekonominë e saj kryesore sot ka turizmin. Ekonomia kryesore e Korçës sot është turizmi. Natyrisht. Të ardhurat kryesore sot, sot e Korçës dhe rrethinave të saj, janë të ardhurat që vijnë nga turizmi. Kjo gjë nuk ekziston më. Po kush do i kompensojë këto dëme? Kush do e kompensojë faktin që siç u bë publike, menjëherë pasi u devijua rruga, biletat e transportit u rritën nga 7.000 lekë të vjetra në 10.000 lekë të vjetra për të shkuar nga Tirana në Korçë apo për të ardhur nga Korça në Tiranë. Kush do i paguajë dëmet të cilët po i marrin njerëzit për bizneset, për sipërmarrjet, që nuk transportojnë dot mallrat e tyre”,- ka deklaruar Teliti.

Previous Post

Anije dhe aeroplanë luftarakë në Qipro, shtetet e NATO-s rrisin praninë ushtarake

Next Post

Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula kapen duke u puthur

Next Post
Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula kapen duke u puthur

Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula kapen duke u puthur

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

September 9, 2026
Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al