Thursday, July 23, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

U kapën me 2 ton drogë, zbardhen mesazhet e Rrajave: ‘S’kanë ç’na bëjnë, se i bie të shkojë krejt Fushë-Kruja në burg

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in KRONIKE
0
U kapën me 2 ton drogë, zbardhen mesazhet e Rrajave: ‘S’kanë ç’na bëjnë, se i bie të shkojë krejt Fushë-Kruja në burg
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Elton Qyno

Kapja e një sasie prej 2 ton drogë në pikën e kufirit në Malin e Zi, ka sjellë shqetësime mes anëtarëve të grupit kriminal, që drejtohej nga Islam Sefa dhe Rrexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist në Krujë, Rrahman Rraja.
Islam Sefa shprehet pak kapjes së drogës se kjo punë i është kthyer në stres, ndërsa bashkëbiseduesi tjetër Vidjan Baroka, i kërkon që të ruaja qetësinë pasij nuk kanë çfarë ti bëjnë, pasi dy persona e arrestuar në Lushnjë,nuk kanë pasur kontakt me ata dhe nuk kishin njohje.”
“…neve skanë ç’na bajnë se ashtu i bie me shku krejt Fushë-Krujën në burg. Po ato si kanë pasur kontakt drejt për drejt, me ato ashtë një fije problem…”-i shkruan Islam Sefës, bashkëpuntori i tij Vidjan Baroka.
Më tej Baroka dhe Sefa, udhëzojnë njëri-tjetrin se ku duhet të fshehin një makinë, që me sa duket e kanë përdorur për veprimet operative të tyre gjatë kryerjes së veprës penale të trafikut të drogës.

Nga analiza e këtyre komunikimeve rezulton se, i hetuari Islam Sefa i dërgon të hetuarit tjetër Vidjan Baroka, një foto të lajmit të publikuar në një media “Online”, në lidhje me kapjen e sasisë prej rreth 2 ton marijuanë në Malin e Zi, moment gjatë të cilit është arrestuar shoferi i kamionit.
Islam Sefa, e porosit Barokën që të fshihte automjetin që ka targën me katër shtata, duke e orientuar që ta dërgonte tek një person i thirrur “Tan Koni”, që t’i mundësonte hapjen e grilës së garazhit që ndodhet poshtë 7 yjeve.
Në vijim i hetuari Vidjan, e informon të hetuarin Islam, se bazuar në lajmet e publikuara në media janë arrestuar dhe dy persona në Lushnje dhe është shpallur në kërkim një i tretë, për të cilët janë publikuar gjeneralitetet e tyre dhe rezulton se janë punëtori dhe pronarët e magazinës ku është bërë fshehja dhe ngarkimi i lëndës narkotike në kamionin e sekuestruar në Malin e Zi.
Ndërsa, personi i shpallur në kërkim është lidhje e tiransve dhe ndodhej në Gjermani.
Në vijim, i hetuari Vidjan i dërgon të hetuarit Islam me foto një lajm tjetër të publikuar në media në lidhje me këtë episod ku citohet gjeneralitetet e personave të arrestuar në Lushnjë, por i hetuari Sefa, i pohon se personat e arrestuar nuk i njohin fare bashkëbiseduesit dhe organizatorët e këtij trafiku, por është lojë e gazetave, dhe shqetësohen rreth tiransve.
I hetuari Vidjan i konfirmon faktin se atyre nuk kanë se çfarë t’ju bëjnë, pasi nuk kanë patur kontakt të drejtpërdrejtë me personat që janë marrë me ngarkimin e lëndës narkotike.
Mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë vijon:
Islam Sefa: Dërgon një foto në aplikacionin “Sky” ku pasqyrohet një lajm në median online “Ora News”, në të cilën raportohet se 2 Ton Kokainë, janë kapur në Pikën Kufitare të Malit të Zi dhe ishte arrestuar shoferi Elvis Çalik.
Islam Sefa: O Vidjoni…ku mo bos? E hangri Kali! Rrush, mbyll makinën, shko m’shefe 7777.
Vidjon Baroka: Po rrush. A po fol me Tan Konin e ti thuash a ka kush me e hap grilën, ke garazhdet, poshtë 7 Yjeve. Me shku me e fsheh atje, se është me grilë poshtë e nuk e shikon kush. Ok në rregull.
Islam Sefa: Ma mirë naj një vend tjetër. Po i duhet thën edhe Rremës të vie të takojë ty njëherë dhe s;qaroja që është zënë malli dhe ai..
Islam Sefa: I them unë, ok vëlla…
Vidjon Baroku: E kee rrugën ke lok, të vij atje tani? E ke rrugën ke lok…?
Islam Sefa: Bjeri, Bjeri në Krujë.Unë jam tu ardh sipër o Rrushi ça Rimi.
Vidjon Baroku: Qënkan arrestuar dhe dy të tjerë në Lushnjë rrushi, e dhanë lajmet. Qenka edhe një tjetër në kërkim
Islam Sefa: aj dha me emra? Rrushi alo…alo rrush? A i ka dhënë me emra?
Vidjon Baroka: Po rrush me emra.
Islam Sefa: Varja se ata janë pronar të magazinës
Vidjon Baroka: Dhe ai tjetri që është në kërkim është ndonjë puntor aty.
Islam Sefa: Ai që është në kërkim është në Gjermani, shoku i atyre tiraneve.
Vidjon Baroka: Mirë rrush hajt se do e myllim me aq dhe i dërgon foto të lajmit të një mendia online, ku raportohet arrestimi në Lushnjë i Përparim Shurdhit dhe Arlind Tabakut.
Në shkrimin në median “Online” thuhet se: “…Në deklarimet e tyre, dy të arrestuarit në Lushnjë, Shurdhi dhe Tabaku, kanë treguar vendin ku është marrë sasia e kanabisit si dhe rolin që kapur secili. Emrat e personave po mbahen sekret nga policia për shkak të hetimeve që po kryen. Në bazë të deklarimeve të tyre, grupi hetimor po punon për të zbardhur rolin konkret të personave të tjerë të përfshirë…”.
Këtë informacion dy bashkëbiseduesit Vidjon Baroka dhe Islam Sefa e komentojnë kështu në aplikacionin “Sky” si më poshtë vijon:
Islam Sefa: Nuk na njofin ata ne rrush, ata të Lushnjës fare a e kupton. Dhe gazetat kështu bajnë për her.
Vidjon Baroka: Jo neve jo po thashë se për ato Saimirin e ato për ne ta çova rrush, Veç ata të Tiranës, a kupton.
Islam Sefa: Veç ata të Tiranës, a kupton?
Vidjon Baroka: A ok rrushi. Nga je ti?
Islam Sefa: Tiranë. Na ka stresuar kjo punë fort rrush.
Vidjon Baroka: Neve skanë ç’na bajnë se ashtu i bie me shku krejt Fushë-Krujën në burg. Po ato si kanë pasur kontakt drejt për drejt, me ato ashtë një fije problem.
Islam Sefa: Po po, ato direkt.
Vidjon Baroka: Mirë rrush, se do dal andej dhe rrimë.

Previous Post

Ekskluzive/ Kompania e djalit të Çim Beshirit u fsheh nga policia për vdekjen e elektricistit 65-vjeçar

Next Post

Zyrtare, Milan rinovon kontratën me lojtarin, përmirësohet edhe paga

Next Post
Zyrtare, Milan rinovon kontratën me lojtarin, përmirësohet edhe paga

Zyrtare, Milan rinovon kontratën me lojtarin, përmirësohet edhe paga

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shqipëria “jeton për t’u ushqyer”, shpenzimet për ushqime sa 20.4% e ekonomisë, rekord në Europë

Shqipëria “jeton për t’u ushqyer”, shpenzimet për ushqime sa 20.4% e ekonomisë, rekord në Europë

July 22, 2026
Franca bëhet vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Franca bëhet vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

July 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al