Sunday, September 13, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Trafik kokaine nga Amerika e Jugut drejt Europës, arrestohet vëllai i deputetes së PD

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Trafik kokaine nga Amerika e Jugut drejt Europës, arrestohet vëllai i deputetes së PD
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Markelian Hoti, 27 vjeç, vëllai i deputetes demokrate Elda Hoti, është arrestuar në Romë në zbatim të një urdhër-arresti europian të lëshuar nga autoritetet gjyqësore belge për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Hoti konsiderohej nga agjencitë ligjzbatuese si një nga organizatorët e një rrjeti kriminal të përfshirë në trafikun e kokainës mes Belgjikës, Dubait dhe Italisë.

Ai dyshohet se kishte rol kyç në koordinimin e lëvizjes së ngarkesave të drogës, përfshirë një sasi prej 50 kilogramësh kokainë.

Hetimet dhe urdhër-arresti

Prokuroria belge kishte dokumentuar përfshirjen e 27-vjeçarit shqiptar në organizatën kriminale, ku ai vepronte në cilësinë e organizatorit.

Sipas autoriteteve, ai udhëtonte shpesh me automjete të fuqishme nga Europa Veriore drejt Dubait për të menaxhuar aktivitetin e paligjshëm.

Kthesa në hetime erdhi pas sekuestrimit të 50 kilogramëve kokainë të fshehur në kontejnerë në portin e Antverpenit.

Pas këtij operacioni, Hoti humbi gjurmët, ndërsa në janar u shpall në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e drogës, vepër penale që parashikon deri në 15 vite burg.

Fshihej në një B&B në periferi të Romës

Markelian Hoti u lokalizua nga skuadra mobile e policisë italiane teksa qëndronte me partneren në një B&B në periferinë lindore të Romës.

Sipas mediave italiane, ai nuk ishte regjistruar në sistemin “Alloggiati Ëeb”, duke rezultuar praktikisht i padukshëm për autoritetet.

Pas konfirmimit të identitetit, 27-vjeçari u dërgua në paraburgim, ku do të qëndrojë në pritje të procedurave të ekstradimit drejt Belgjikës./Marrë nga La Repubblica

Previous Post

Eurodeputeti gjerman Michael Gahler i shkon Berishës në zyrë

Next Post

Kadri Veseli: Nuk mund të qëndroja indiferent përballë masakrave në Kosovë

Next Post
Kadri Veseli: Nuk mund të qëndroja indiferent përballë masakrave në Kosovë

Kadri Veseli: Nuk mund të qëndroja indiferent përballë masakrave në Kosovë

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

September 12, 2026
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al