Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO lë në burg tre të pandehurit (EMRAT)

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO lë në burg tre të pandehurit (EMRAT)
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesat për lirimin nga burgu të tre të arrestuarve të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

Gjykata la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasit Baki Huqi, Aldi Zonja dhe Ismajl Abdurrahmani, duke pranuar kundërshtimet e paraqitura nga SPAK.

Të tre kishin paraqitur kërkesa që prej muajit prill 2025, duke kërkuar rishikim të masës së sigurisë përmes vlerësimit të kushteve. Por GJKKO i bashkoi kërkesat dhe me një vendim të unifikuar i refuzoi ato, duke lënë në fuqi masat e vendosura më 18 nëntor 2024.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme:

“Kërkuesi Baki Huqi me datë 08.04.2025, kërkuesi Ismajl Abdurrahmani me datë 15.04.2025 dhe kërkuesi Aldi Zonja me datë 11.04.2025, kanë paraqitur pranë Gjykatës kërkesat me objekt:

“Vlerësimi i kushteve të masës së sigurimit “arrest në burg” të caktuar me vendimin nr.140, datë 18.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; Depozitimi i informacionit nga ana e Prokurorisë së Posaçme lidhur me kryerjen e veprimeve hetimore”.

Në seancën gjyqësore të datës 17.04.2025 kërkesat e mësipërme janë bashkuar në një të vetme.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, bazuar në nenet 112, 228, 229, 230, 238, 246 pika 6, 249 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 215, datë 10.07.2025, vendosi:

1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.140, datë 18.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetasit nën hetim Baki HUQI, i biri i A. dhe i M., i datëlindjes ****, lindur në **** dhe banues në ****, me shtetësi ****, me gjendje civile ****, me gjendje gjyqësore ****, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 283/a/l dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.

2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.140, datë 18.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetasit nën hetim Ismajl ABDURRAHMANI, i biri K. dhe i F., i datëlindjes ****, lindur në ****, banues në ****, me gjendje gjyqësore ****, me gjendje familjare ****, me ****, me kombësi ****, i dyshuar për kryerjen e veprave penale  “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 283/a/l dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a dhe “Kryerja e veprave penale nga Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.

3. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.140, datë 18.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetasit nën hetim Aldi ZONJA, i biri i A. dhe i A., i datëlindjes ****, lindur në **** dhe banues në adresën: ****, me shtetësi ****, me arsim ****, me gjendje civile ****, me gjendje gjyqësore ****, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 283/a/l dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.

4. Kundër këtij vendimi lejohet e drejta e ankimit nga palët, brenda pesë ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar”.

Previous Post

Xhensila ndez rrjetin me urimin e saj për ditëlindjen e Ledrit

Next Post

E FUNDIT/ Digjet një banesë në Tiranë pranë Pazarit të Ri

Next Post
E FUNDIT/ Digjet një banesë në Tiranë pranë Pazarit të Ri

E FUNDIT/ Digjet një banesë në Tiranë pranë Pazarit të Ri

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al