Monday, September 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Tenderi 800 mijë euro “për Harvardin”, SPAK dërgon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të KESH-it

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in KRONIKE
0
Tenderi 800 mijë euro “për Harvardin”, SPAK dërgon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të KESH-it
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci, i cili akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, së bashku me gjashtë persona të tjerë.

Hetimi lidhet me një procedurë të zhvilluar në kohën kur Beci drejtonte KESH-in, në fund të vitit 2019 për një kontratë studimore me vlerë rreth 800 mijë euro me TVSH, e cila kishte të bëjë me përgatitjen e një “strategjie të zhvillimit të sektorit energjetik”.

Sipas SPAK, dokumentacioni dhe mënyra e hartimit të tenderit krijuan kushtet që gara të mos ishte reale dhe fituesi të ishte paracaktuar. Në fund, kontrata u fitua nga Consulting & Management Albania, kompania e vetme që mori pjesë, me një ofertë thuajse identike me fondin limit.

Prokuroria pretendon se Beci dhe strukturat përkatëse të prokurimit kanë manipuluar disa faza të procesit, duke përllogaritur paraprakisht fondin, duke kufizuar kriteret e konkurimit dhe duke ndikuar në vlerësimin e ofertës, me qëllim që kompania e caktuar të merrte kontratën pa garë.

Rrjedha e ngjarjeve u zbulua gjatë hetimeve për ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi. Gjatë kontrolleve, hetuesit sekuestruan telefonin e bashkëshortes së tij, Adela Ruko, e cila kryesonte komisionin e vlerësimit në tenderin e KESH-it.

Në celular u gjetën komunikime të drejtpërdrejta mes Berberit dhe Becit, të cilat, sipas dosjes, e lidhin tenderin me një marrëveshje paraprake për ndarjen e parave.

Mesazhi që ndezi hetimet është ai në të cilin Berberi i shkruan Becit: “500 mijë euro për profesorët e Harvardit, 320 mijë euro për ne me dy klasë shkollë.”

Të pandehurit

Përveç Benet Becit, në bankën e të akuzuarve shkojnë:

Adela Ruko – kryetare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (bashkëshortja e Evis Berberit)

Jonid Kazani – anëtar i Njësisë së Prokurimit

Edlira Mitrushi – anëtare e Njësisë së Prokurimit

Yllka Nishku – anëtare e Njësisë së Prokurimit

Rudin Gjoni – anëtar i Komisionit të Vlerësimit

Premtim Dauti – anëtar i Komisionit të Vlerësimit

Previous Post

Tentoi të largohej nga Shqipëria, kapet në Qafë Thanë 38-vjeçari i shpallur në kërkim

Next Post

Arrestimi skandaloz i avokatit/ Kryeinspektori Artur Metani fal prokurorin Gjergj Ceka: Nuk bëri shkelje, është i ri

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Motoristi i WOLT filmohet duke kruajtur këmbët para se të dorëzojë porosinë

Motoristi i WOLT filmohet duke kruajtur këmbët para se të dorëzojë porosinë

September 6, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al