Friday, October 23, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Arrestimi skandaloz i avokatit/ Kryeinspektori Artur Metani fal prokurorin Gjergj Ceka: Nuk bëri shkelje, është i ri

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Arrestimi skandaloz i avokatit/ Kryeinspektori Artur Metani fal prokurorin Gjergj Ceka: Nuk bëri shkelje, është i ri
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Boldnews.al

“Do të të arrestoj”. Me këtë kërcënim iu drejtua prokurori i Elbasanit, Gjergj Ceka, avokatit Ulian Bajrami, gjatë një debati të tensionuar në sallën e gjyqit, në 17 Tetor 2025.

Nga fjalët, u shkua tek veprat. Vetëm pak orë pas debatit, avokati Bajrami prangoset për “kanosje të prokurorit”, një rast që shkaktoi reagimin e fuqishëm të Shoqatës së Avokatëve dhe juristëve në mbarë Shqipërinë.

Por, për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, “megjithëse prokurori Gjergj Ceka rezulton të mos jetë vetëpërmbajtur dhe të ketë shkelur rregullat e solemnitetit dhe etikën në komunikim… nuk ka ardhur ndonjë pasojë konkrete në lidhje me ushtrimin e funksionit të prokurorit…”.

Po ashtu, Kryeinspektori Metani rezulton të jetë treguar shumë tolerant me prokurorin Ceka, duke i justifikuar veprimet e tij si “të nxituara…për shkak të mungesës së përvojës”.

 

Ky qëndrim absurd i Kryeinspektorit të Drejtësisë, i cili thotë se nisi verifikimet kryesisht, pas raportimeve mediatike, cënon logjikën minimale të opinionit publik.

Artur Metani thotë se “nuk ka ardhur ndonjë pasojë…”, ndërkohë që avokati Bajrami qëndroi në paraburgim për të paktën 40 orë, derisa një prokuror tjetër i Elbasanit konstatoi se ndalimi i tij ishte i paligjshëm.

 

Inspektori i Lartë i Drejtësisë është një nga strukturat e reja të “Drejtësisë së Re”. Kompetencat kushtetuese e vendosin ILD-në në një pozicion superior mbi gjykatat dhe prokurorinë, pasi ka të drejtën e nisjes së hetimit disiplinor ndaj magjistratëve.

Por, përtej kompetencave të zgjeruara, ILD-ja, në drejtimin e kryeinspektorit Artur Metani, është dëshmuar si një strukturë amorfe, siç e tregoi më së miri edhe në rastin e Elbasanit.

Debati mes prokurorit dhe avokatit

Në 17 Tetor 2025, në Gjykatën e Elbasanit po shqyrtoheshin kërkesat e prokurorit Ceka për caktimin e masave të sigurimit ndaj disa personave, të dyshuar për “kundërshtim të forcave të policisë” dhe armbëmbajtje pa leje”.

Avokati Ulian Bajrami ishte mbrojtës ligjor i të dyshuarit M.S., ky i fundit i dyshuar për kundërshtim të policisë.

Gjatë seancës gjyqësore, avokati Bajrami konstatoi se prokurori Ceka nuk kishte asnjë provë ndaj klientit të tij dhe se prokurori po tjetërsonte provat për të rënduar pozitën e shtetasit M.S.

 

Në fjalën e tij, avokati iu drejtua prokurorit se “do të merrem me ty personalisht dhe me oficerët e Policisë Gjyqësore, pasi po manipuloni provat”, duke lënë të kuptohet se do të bënte kallëzim penal për falsifikim provash.

Prokurori, me shumë mundësi në nervat e debatit, e keqkuptoi shprehjen e avokatit dhe e kërcënoi “do të të arrestoj”.

Ndërkohë që avokati ka vetëm fjalën në sallën e gjyqit, prokurori, për shkak të pozitës proceduriale, kërcënimin mund ta shndërrojë në realitet. E, kështu ndodhi. Të shtunën e 18 dhjetorit 2025, avokati Ulian Bajrami thirret të paraqitet në Komisariatin e Elbasanit, ku i komunikohet urdhëri i ndalimit, pikërisht se kishte mërzitur prokurorin Gjergj Ceka në sallën e gjyqit. Gjithësesi, ai lirohet pas disa orëve.

Kryeinspektori, strukturë amorfe

Rasti përbënte një precedent të rrezikshëm për “Drejtësinë e Re”, duke e shndërruar prokurori në një inkuizitor, i cili inatin e mungesës së argumentave mund ta konvertojë në arrestim.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, duke parashikuar një furtunë në sistemin juridik, ndërhyri brenda një kohë të shkurtër, duke njoftuar menjëherë pas episodit se kishte nisur verifikimet për përgjegjësi të mundshme disiplinore ndaj prokurorit Gjergj Ceka, si edhe gjyqtares së seancës, Megi Strakosha.

Pasi kaluan disa muaj dhe rasti i arrestimit të avokatit Ulian Bajrami “u harrua” për shkak të dinamikave të tjera, Kryeinspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, njoftoi se “rasti është arkivuar”, pasi ai dhe stafi i tij nuk kishin gjetur shkelje, as nga prokurori, as nga gjyqtarja.

 

Nga verifikimi i rastit “rezulton se si pasojë e komunikimit jo në nivelin më të lartë të standardeve etike nga ana e magjistratit, nuk ka ardhur ndonjë pasojë konkrete në lidhje me ushtrimin e funksionit të prokurorit, si dhe rolit të tij si magjistrat, si dhe sjellja e prokurorit ka pasur karakter të izoluar dhe ka ndodhur vetëm një herë, si dhe nuk ka krijuar terren për sjellje të papërshtatshme edhe në rastet të tjera të ngjashme. Në të njëjtën kohë, rezulton se prokurori ka një vjetërsi në detyrë prej 5 vitesh, një periudhë kjo relativisht e shkurtër e përvojës së tij si magjistrat prokuror”, thotë Kryeinspektori i Drejtësisë, Artur Metani, në një njoftim publik të shpërndarë këtë të Premte, 9 janar 2025.

Previous Post

Tenderi 800 mijë euro “për Harvardin”, SPAK dërgon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të KESH-it

Next Post

PD mbledh nesër Kryesinë, pritet të caktohet data e protestës së radhës kombëtare

Next Post
PD mbledh nesër Kryesinë, pritet të caktohet data e protestës së radhës kombëtare

PD mbledh nesër Kryesinë, pritet të caktohet data e protestës së radhës kombëtare

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Skandal në spitalin Amerikan 2, nënës i ngatërrojnë foshnjën

Skandal në spitalin Amerikan 2, nënës i ngatërrojnë foshnjën

October 21, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Guri i Xhelatit dhe stolat e Ramës: Kur ftesa për dialog ngjan me një mesazh të errët politik

Guri i Xhelatit dhe stolat e Ramës: Kur ftesa për dialog ngjan me një mesazh të errët politik

October 22, 2026
“Skandaloze përdorja e plumbave të gomës”, deputetja e PS: Policia të mos dhunojë fëmijët

“Skandaloze përdorja e plumbave të gomës”, deputetja e PS: Policia të mos dhunojë fëmijët

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al