Sunday, October 18, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Të ulësh çmimin apo të gjesh fajtorin? Shqipëria përballë modelit grek: A mjafton “PriceWatch”?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Të ulësh çmimin apo të gjesh fajtorin? Shqipëria përballë modelit grek: A mjafton “PriceWatch”?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria greke ka ndërmarrë një masë lehtësuese për familjet që po përballen me çmime të larta të produkteve bazë dhe jo vetëm.

Duke filluar nga 31 gushti, qytetarët grekë do të përfitojnë rreth 1,600 produkte ushqimore, si mielli, qumështi dhe mishi, por edhe artikuj të përdorimit të përditshëm, përfshirë detergjentë, shampo, pelena dhe mjete shkollore, me zbritje nga 7% deri në 35%, në varësi të produktit.

Paralelisht, konsumatorët mund të identifikojnë dhe të krahasojnë çmimet e produkteve përmes platformës “PosoKanei”, ose “Sa kushton?”.

Masa është rezultat i një marrëveshjeje mes qeverisë greke dhe një rrjeti dyqanesh e supermarketesh për aplikimin e uljeve të çmimeve në një numër të caktuar produktesh.

Krahasuar me Shqipërinë, duket se Greqia nuk ka zgjedhur vetëm transparencën dhe monitorimin e çmimeve përmes “PosoKanei”, por e ka shoqëruar këtë mekanizëm edhe me një ndërhyrje konkrete për të lehtësuar barrën e çmimeve mbi familjet.

Por çfarë po bën Shqipëria krahasuar me Greqinë?

Qeveria shqiptare pritet të lançojë një platformë të quajtur “PriceWatch”, e cila, sipas saj, do t’u lejojë qytetarëve të krahasojnë çmimet e produkteve, duke u dhënë njëkohësisht autoriteteve mundësinë të identifikojnë hallkat ku mund të ketë abuzime.

Thënë ndryshe, qeveria shqiptare synon fillimisht të pasqyrojë dhe analizojë çmimet në treg dhe, mbi bazën e të dhënave, të identifikojë rastet ku çmimi konsiderohet i pajustifikuar.

Deri tani, qeveria shqiptare nuk ka njoftuar një masë të drejtpërdrejtë lehtësuese për familjet në nevojë apo pensionistët, e cila të shoqërojë paralelisht ngritjen e platformës.

Ku ndryshon “PosoKanei” nga “PriceWatch” i qeverisë shqiptare?

“PosoKanei” është konceptuar si një aplikacion dhe platformë që u mundëson konsumatorëve në Greqi të shohin se ku shiten produktet më lirë dhe të krahasojnë çmimet e mijëra produkteve.

Të dhënat përditësohen çdo ditë, ndërsa aplikacioni ofron edhe historikun e çmimeve për secilin produkt, duke u dhënë konsumatorëve mundësinë të kuptojnë nëse një ulje është reale apo nëse një ofertë mund të jetë vetëm e përkohshme.

Përdoruesit mund të krijojnë gjithashtu lista të personalizuara blerjesh dhe të kërkojnë produkte brenda së njëjtës kategori, si kafeja apo makaronat, duke i krahasuar sipas çmimit dhe disponueshmërisë në rrjete të ndryshme supermarketesh.

Aplikacioni sugjeron edhe alternativa me kosto më të ulët brenda së njëjtës kategori, duke i ndihmuar konsumatorët të ulin koston e përgjithshme të shportës.

Kur i njëjti produkt është i disponueshëm në rrjete evropiane të shitjes me pakicë, platforma mund të shfaqë edhe çmimet përkatëse jashtë Greqisë.

Ndërkohë, sipas ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bizneset që operojnë në tregtinë me shumicë dhe pakicë do të raportojnë në “PriceWatch” çmimet e produkteve bazë.

Përmes mekanizmit të ri do të analizohet edhe zinxhiri i formimit të çmimit, nga importi ose prodhimi deri te rafti i supermarketit.

Qëllimi, sipas qeverisë, është të identifikohet hallka ku krijohet rritja e çmimit dhe të evidentohen rastet e abuzimit.

Sipas Ibrahimajt, ndërhyrja e shtetit do të përcaktohet vetëm pas analizës së të dhënave. Nëse rritja e çmimeve lidhet me kostot e subjekteve, qiratë apo kostot e punësimit, ndërhyrja do të fokusohet në reduktimin e tyre. Nëse ndikojnë taksat, do të shqyrtohet sistemi tatimor, ndërsa në rast të marzheve shumë të larta të fitimit, ministrja ka paralajmëruar masa për dekurajimin e tyre, veçanërisht për produktet bazë të shportës.

Por pikërisht këtu lind pyetja.

Nisma e qeverisë shqiptare, të paktën sipas asaj që është bërë publike deri tani, nis me pasqyrimin e çmimeve, vijon me identifikimin e hallkës ku krijohet rritja dhe më pas parashikon ndërhyrjen e shtetit.

Por çfarë ndodh pasi PriceWatch të tregojë se ku dhe në cilën hallkë është rritur çmimi?

A do të mjaftojë publikimi i diferencave për të nxitur uljen e çmimeve? Apo do të nevojiten masa konkrete, si ato që po shoqërojnë platformën greke?

Vetë qeveria shqiptare deri tani nuk ka dhënë detaje të plota mbi masat që mund të ndërmerren pasi të identifikohet një rast abuzimi.

Në këtë pikë, dallimi mes dy modeleve bëhet i rëndësishëm: PriceWatch synon fillimisht të tregojë se ku është problemi, ndërsa modeli grek po e shoqëron transparencën me një ndërhyrje konkrete mbi çmimet.

Në fund, sfida për PriceWatch nuk do të jetë vetëm t’i tregojë qytetarit se ku kushton më lirë një produkt. Sfida do të jetë nëse të dhënat e mbledhura nga platforma do të përkthehen realisht në çmime më të ulëta në raft

Tags: cmimegreqimarketePriceWatchshqiperi
Previous Post

Dhunuan kamerierin 18-vjeçar në Malin e Robit, gjykata lë në burg Florian Habilajn

Next Post

Përplasen dy makina në Fier-Peshtan , plagoset një 60-vjeçare

Next Post
Përplasen dy makina në Fier-Peshtan , plagoset një 60-vjeçare

Përplasen dy makina në Fier-Peshtan , plagoset një 60-vjeçare

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tensione të forta te selia e PS-së, thyhen xhamat dhe persona me maska dalin kundër protestuesve

Tensione të forta te selia e PS-së, thyhen xhamat dhe persona me maska dalin kundër protestuesve

October 18, 2026
Koceku për CNN: Ky zemërim është grumbullim i një revolte shumëvjeçare

Koceku për CNN: Ky zemërim është grumbullim i një revolte shumëvjeçare

October 18, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al