Një aksident automobilistik është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor Fier-Peshtan, ku janë përplasur dy automjete, një “Opel” dhe një furgon tip “Mercedes”.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur e plagosur lehtë një grua rreth 60 vjeçe. Ajo është transportuar me autoambulancë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.







