Persona të maskuar kanë hyrë në ambientet e selisë së Partisë Demokratike, ku kanë nisur të sulmojnë godinën, duke krijuar tensione brenda saj. Situata është përshkallëzuar, ndërsa protestuesit e maskuar janë futur në selinë blu dhe po vijojnë sulmin.
Zhvillimet vijnë në një klimë të tensionuar, teksa mbeten për t’u mësuar detaje të tjera mbi situatën brenda godinës.







