Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tabaku pas rrëzimit nga PS të kërkesës për imunitetin e Ballukut: Kuvendi u përdor për të mbrojtur sistemin

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Tabaku pas rrëzimit nga PS të kërkesës për imunitetin e Ballukut: Kuvendi u përdor për të mbrojtur sistemin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

“Një sallë e përdorur për të ngritur një sistem të pandershëm sot votoi të mbrojë korrupsionin dhe sistemin! Shqipëria në udhëkryq mes Europës dhe korrupsionit!”, kështu u shpreh sot (12 mars), deputetja demokrate Jorida Tabaku, pak pasi Kuvendi me 82 votat e mazhorancës, rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, zv/kryeministres së shkarkuar, pezulluar dhe të pandehur nga drejtësia.

Deputetja e PD, reagoi me një video-postim nga salla plenare menjëherë pas votimit, duke akuzuar mazhorancën se Kuvendi është përdorur prej vitesh për të mbrojtur interesa të ngushta dhe për të ngritur një sistem të padrejtë në dëm të qytetarëve.

Në videon e publikuar në rrjetin social Facebook, Tabaku u shpreh se “për 14 vite me radhë Parlamenti është kthyer në një “noteri” të vendimeve që kanë favorizuar interesa të veçanta ekonomike, përmes ligjeve dhe vendimeve që kanë dhënë favore fiskale, koncesione, porte dhe aeroporte”.

Sipas saj, “ky sistem ka dëmtuar ekonominë shqiptare dhe ka shtuar fenomenin e emigrimit, pasi të rinjtë nuk shohin më meritokraci dhe mundësi në vend”.

“Për 14 vite me radhë kjo sallë është përdorur si një noter për të mbrojtur interesa të veçanta biznesi. Janë ngritur kartonat për të dhënë favore fiskale, për të ndarë koncesione, porte e aeroporte, duke ngritur një sistem të padrejtë që sot është në kurriz të qytetarëve shqiptarë,” u shpreh Tabaku.

Ajo theksoi se votimi i fundit tregoi edhe njëherë, sipas saj, se mazhoranca përdor kartonat për të mbrojtur korrupsionin dhe për t’i dhënë mburojë politike abuzimeve me pushtetin.

“Ndërkohë që sot kartonat u ngritën për të mbrojtur korrupsionin dhe për t’i dhënë mburojë politike korrupsionit. Kjo e çon situatën në një nivel tjetër dhe tregon se sistemi po mbron vetveten,” deklaroi deputetja demokrate.

Tabaku paralajmëroi se Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar për të ardhmen e saj demokratike dhe europiane, duke theksuar se vendi është në një udhëkryq ku po testohet funksionimi i demokracisë dhe balanca e pushteteve.

“Shqipëria ndodhet në një udhëkryq ku po testohet demokracia dhe kontrolli i balancës së pushteteve. Është një moment ku duhet të ndryshojmë dhe të luftojmë këtë sistem që po i merr frymën ekonomisë dhe po mbyt demokracinë e brishtë shqiptare”, përfundoi Tabaku.

Previous Post

PS ‘rrëzoi SPAK për Ballukun, reagimi i parë nga ndërkombëtarët: Ndjekja penale e korrupsionit, kusht për integrimin

Next Post

BIRN: Sjellja e Ramës ndaj drejtësisë ka shkaktuar shqetësim tek vendet e BE

Next Post
BIRN: Sjellja e Ramës ndaj drejtësisë ka shkaktuar shqetësim tek vendet e BE

BIRN: Sjellja e Ramës ndaj drejtësisë ka shkaktuar shqetësim tek vendet e BE

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Qytetari në protestë denoncon dhunën ndaj të birit: E mbajtën tre ditë në komisariat pa ndihmë mjekësore

Qytetari në protestë denoncon dhunën ndaj të birit: E mbajtën tre ditë në komisariat pa ndihmë mjekësore

November 7, 2026
U aksidentua gjatë punës, humb jetën minatori në minierën e Martaneshit

U aksidentua gjatë punës, humb jetën minatori në minierën e Martaneshit

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al