Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

BIRN: Sjellja e Ramës ndaj drejtësisë ka shkaktuar shqetësim tek vendet e BE

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
BIRN: Sjellja e Ramës ndaj drejtësisë ka shkaktuar shqetësim tek vendet e BE
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një kordon metalik dhe dhjetra oficerë dhe autoblinda policie kishin rrethuar perimetrin e godinës së Kuvendit dhe rrugët përreth të enjten, ndërsa po zhvillohej seanca plenare për imunitetin e deputetes Belinda Balluku, ish zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, e marrë e pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera në mënyrë të përsëritur.

Ndërsa mbështetësit e opozitës po protestonin jashtë Kuvendit me thirrje kundër korrupsionit dhe qeverisë, mazhoranca socialiste në sallë, ashtu siç kishte paralajmëruar, doli në mbrojtje të Ballukut duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e saj.

Me 82 vota kundër, mes të cilave edhe ajo e kryeministrit Edi Rama që dirigjoi mbrojtjen politike të bashkëpunëtores së tij, kërkesa e SPAK u rrëzua të enjten nga Kuvendi pasi ishte zvarritur për gati tre muaj.

Vetë Balluku mungoi në seancë, duke hequr dorë nga e drejta e fjalës përpara deputetëve.

Deputeti Ulsi Manja nga Partia Socialiste lexoi raportin e shumicës, përmes së cilës hidhej poshtë argumenti i Prokurorisë së Posaçme për rrezikun e provave nga ana e Ballukut. Sipas Manjës, ky rrezik kishte ndryshuar me shkarkimin e Ballukut nga detyrat e saj ekzekutive.

Ndërsa Oerd Bylykbashi lexoi raportin e opozitës, ku kërkohej pranimi i kërkesës së SPAK si e bazuar në dispozita ligjore dhe nevojën për zhveshjen nga imuniteti parlamentar para drejtësisë.

Seanca e së enjtes ishte epilogu i një procesi të gjatë, ku mazhoranca për herë të parë që nga vënia në funksion e organeve të reja të drejtësisë, del kundër një kërkese të SPAK për heqjen e imunitetit të një deputeti.

Mbrojtja politike dhe ligjore ndaj Ballukut u inicua nga Kryeministri Edi Rama i cili ndryshoi kursin e qëndrimit të tij ndaj reformës në drejtësi, duke tentuar fillimisht të rrëzonte në Gjykatën Kushtetuese masën e sigurisë ‘pezullim nga detyra’ dhe më pas duke përdorur forcën e kartonave në Kuvend për të rrëzuar kërkesën e prokurorisë për arrestimin e saj.

Sjellja e Ramës ndaj drejtësisë ka shkaktuar shqetësim tek vendet e Bashkimit Europian, të cilat kanë mbështetur reformën në drejtësi prej vitit 2016 e deri tani.

Para se Kuvendi të votonte, Ambasada Britanike në Tiranë mbajti një qëndrim publik duke theksuar se “imuniteti parlamentar nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit”. Po ashtu, Ambasada Britanike apeloi për “rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe pavarësisë gjyqësore”.

Ambasada Gjermane po ashtu reagoi pasi mazhoranca rrëzoi kërkesën e SPAK, duke kërkuar që ndjekja penale ndaj korrupsionit në rastet e rangut të lartë të bëhet pa pengesa.

Duke e konsideruar një kusht të domosdoshëm për integrimin, Ambasada Gjermane deklaroi se: “Pritshmëria jonë e qartë është që edhe në këto raste, ndjekja penale përmes drejtësisë të mund të realizohet shpejt dhe pa pengesa. Prej politikës shqiptare vazhdon të kërkohet ende që ta garantojë këtë proces”. Reporter.al

Previous Post

Tabaku pas rrëzimit nga PS të kërkesës për imunitetin e Ballukut: Kuvendi u përdor për të mbrojtur sistemin

Next Post

Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore: Xhuana Nikollaj humbi jetën nga fostoksina, shenja dhune në trup

Next Post
Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore: Xhuana Nikollaj humbi jetën nga fostoksina, shenja dhune në trup

Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore: Xhuana Nikollaj humbi jetën nga fostoksina, shenja dhune në trup

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Qytetari në protestë denoncon dhunën ndaj të birit: E mbajtën tre ditë në komisariat pa ndihmë mjekësore

Qytetari në protestë denoncon dhunën ndaj të birit: E mbajtën tre ditë në komisariat pa ndihmë mjekësore

November 7, 2026
U aksidentua gjatë punës, humb jetën minatori në minierën e Martaneshit

U aksidentua gjatë punës, humb jetën minatori në minierën e Martaneshit

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al