Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home BOTË

Sulmi kibernetik ndaj supermarketeve në Francë, në kërkim ndërkombëtar tre iranianë

Pali by Pali
in BOTË
0
Sulmi kibernetik ndaj supermarketeve në Francë, në kërkim ndërkombëtar tre iranianë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Franca ka lëshuar urdhër-arreste ndërkombëtare për tre shtetas iranianë, të dyshuar si të përfshirë në sulmin kibernetik të tetorit, i cili goditi sistemet e frigoriferëve në qindra supermarkete në të gjithë vendin.

Ndërkohë, autoritetet iraniane kanë mohuar akuzat e ngritura nga Parisi, duke i cilësuar ato si të pabaza dhe me prapavijë dashakeqe.

Sulmi kibernetik ndodhi gjatë natës së 11 tetorit dhe preku sistemet e ftohjes në rreth 700 pika supermarketesh në Francë. Sipas hetimeve, hakerat dyshohet se ndërhynë në parametrat e procesit të shkrirjes së frigoriferëve, duke shkaktuar rritjen e temperaturave, prishjen e produkteve ushqimore dhe të paktën 15 zjarre.

Prokurorja e Parisit, Laure Beccuau, bëri të ditur se autoritetet kanë nisur një hetim zyrtar ndaj grupit të hakerave Shahid Kaveh, të cilin Ministria e Jashtme franceze e lidh me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC).

Në kuadër të hetimeve, prokuroria ka kërkuar fletëarreste ndërkombëtare për tre persona: Hamid Reza Lashgarian, Mahdi Lashgarian dhe Reza Salarvand. Ata dyshohen se kanë pasur role drejtuese në organizimin e sulmeve kibernetike.

Sipas autoriteteve franceze, Hamid Reza Lashgarian dyshohet se drejton Qendrën Elektronike dhe Kibernetike të Gardës Revolucionare Islamike, ndërsa Mahdi Lashgarian dhe Reza Salarvand identifikohen si komandantë të njësisë Shahid Kaveh.

Hetuesit francezë pretendojnë se kjo njësi ka vepruar përmes disa grupeve të frontit, mes tyre CyberAveng3rs dhe Cyber Isnaad Front, të cilat dyshohet se janë përdorur për të realizuar operacionet kibernetike.

Në cilësinë e provave, autoritetet franceze kanë evidentuar gjurmë të gjuhës perse (Farsi) në infrastrukturën e përdorur gjatë sulmit, si dhe adresa interneti që lidhen me pajisje të lokalizuara në Iran.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar plotësisht përgjegjësinë e personave të dyshuar dhe lidhjet e tyre me strukturat iraniane.

Tags: francairani
Previous Post

Dy çanta me marijuanë në makinë, policia greke arreston shqiptarin dhe greken

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën
AKTUALITET

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

by Redaktor Redaktor
November 7, 2026
0

Në vijim të denoncimeve të publikuara nga Maska.al për dyshime mbi ndërhyrjet, presionet dhe praktikat korruptive brenda administratës doganore, një...

Read moreDetails
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

November 4, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Publikoi skandalet e VIP-ave, dhunohet barbarisht Elton Tozaj/ PAMJE të rënda

Publikoi skandalet e VIP-ave, dhunohet barbarisht Elton Tozaj/ PAMJE të rënda

November 5, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Sulmi kibernetik ndaj supermarketeve në Francë, në kërkim ndërkombëtar tre iranianë

Sulmi kibernetik ndaj supermarketeve në Francë, në kërkim ndërkombëtar tre iranianë

November 11, 2026
Dy çanta me marijuanë në makinë, policia greke arreston shqiptarin dhe greken

Dy çanta me marijuanë në makinë, policia greke arreston shqiptarin dhe greken

November 11, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al