Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur një operacion për goditjen e një grupi kriminal të dyshuar për përfshirje në kontrabandimin e emigrantëve të paligjshëm.
Në kuadër të aksionit, janë lëshuar pesë urdhër-arreste ndaj personave që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme mbi identitetin e personave ndaj të cilëve janë lëshuar urdhër-arrestet, rolin e tyre të dyshuar apo mënyrën se si funksiononte grupi.
Pritet që SPAK të japë më shumë informacion mbi operacionin dhe hetimet e zhvilluara.








