Sunday, September 13, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shtyrja e vendimit nga Gjykata Kushtetuese për Ballukun, Këlliçi: Zvarrritja vjen prej trysnisë që po ushtron Edi Rama ndaj këtij institucioni

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Shtyrja e vendimit nga Gjykata Kushtetuese për Ballukun, Këlliçi: Zvarrritja vjen prej trysnisë që po ushtron Edi Rama ndaj këtij institucioni
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, e ka cilësuar shtyrjen e vendimit të GJK për zv/kryeministren Belinda Balluku, një presion që po i bëhet këtij institucioni nga kryeministri Edi Rama.

Në një postim në rrjetin social facebook, Këlliçi shkruan se s’ka dyshim se zvarrritja vjen prej trysnisë që po ushtron Edi Rama ndaj këtij institucioni.

“Kjo shtyrje tregon presionin që ai po ushtron, peshën e madhe që ka vënë mbi ata. Dhe kjo konfirmon hallin që ka Kryeministri, jo shqetësimin e tij konstitucional”, shkruan më tej deputeti i PD.

Statusi i plotë

Sa herë dëgjoni zvarritje për Ballukun, kujtoni hallin që ka Rama!

Shtyrja e vendimit nga Gjykata Kushtetuese për Ballukun, është një nga seritë e zvarritjes së kësaj çështje nga Edi Rama, për të fituar kohë.

Çështja që ka në dorë Kushtetuesja, e vënë në lëvizje nga Kryeministri, pas kërkesës së SPAK për pezullimin nga detyra të Ballukut, nuk është aq e komplikuar sa për të marrë kaq shumë kohë.

 

S’ka dyshim se zvarrritja vjen prej trysnisë që po ushtron Edi Rama ndaj këtij institucioni. Kjo shtyrje tregon presionin që ai po ushtron, peshën e madhe që ka vënë mbi ata. Dhe kjo konfirmon hallin që ka Kryeministri, jo shqetësimin e tij konstitucional.

 

Edi Ramës ja prish gjumin laku që po ngushtohet e BKH që i afrohet atij vetë, që troket në Kryeministri, dhe jo balanca kushtetuese e pushteteve.

 

Sikur ai vetë të mos ishte i implikuar në aferat Balluku, kjo padi e Ramës në Kushtetuese s’do ishte bërë kurrë.

Ndaj, pas çdo ngërçi, vështirësie, apo zvarritje të kesaj Gjykate, dallohet vetëm një gjë, portreti i Edi Ramës dhe halli i tij.

Shtyrje e fitim kohe me siguri do të kemi sërish dhe nesër në Këshillin e Mandateve e Rregullores në Kuvend, ku do të shqyrtohet kërkesa e dytë e SPAK për masë më të fortë ndaj zv. Kryeministres, të pandehurës që është kapur duke kërcënuar dëshmitarët.

Zvarritja aty ka 2 muaj që ndodh. E paprecedentë.

Zvarritje me gjasë do ketë dhe nesër. Dhe pas kësaj, çdo qytetar i këtij vendi mund të dallojë qartë fytyrën e Edi Ramës dhe hallin e tij të madh.

Patjetër se po të mos jetë i implikuar vetë në aferën e tunelit, të Unazës, e të shumë tenderave të tjerë, imuniteti i Ballukut do ishte dhënë.

Po të mos ishte vetë i përfshirë, Rama do të ishte dashnori i drejtësisë. Meqënëse hetimi shkon tek ai, këtu pastaj nxjerr tiparin e vërtetë si sunduesi që pengon drejtësinë.

Sa herë për rastin Balluku do dëgjoni fjalën zvarritje, kujtoni hallin e Ramës!

Previous Post

Nën hetim nga SPAK, jep dorëheqjen Gent Gazheli i Doganave

Next Post

E rëndë në Itali, rrëzohet një helikopter – Detajet e para

Next Post
E rëndë në Itali, rrëzohet një helikopter – Detajet e para

E rëndë në Itali, rrëzohet një helikopter – Detajet e para

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

September 12, 2026
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al