Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqipëria e “digjitalizimit” nuk mbërrin dot tek qytetari!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Shqipëria e “digjitalizimit” nuk mbërrin dot tek qytetari!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Debati për digjitalizimin në Shqipëri ka kaluar tanimë kufijtë brenda vendit, që nga momenti kur vendi u bë lajm botëror për faktin se do të kishte një ministre AI, të quajtur Diella.

Një nga retorikat më të mëdha të qeverisë ka qenë pikërisht e lidhur me digjitalizimin.

Në raportin e publikuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, “Monitorimi RAP për Shqipërinë 2024/2025 – Shërbimet Publike dhe Digjitalizimi”, një nga gjetjet kryesore thuhet se Shqipëria po përmirësohet në mënyrë të qëndrueshme në fushën e shërbimeve publike dhe digjitalizimit, por problemi më i madh është që qytetari nuk është në qendër të administratës.

Çfarë do të thotë kjo?

Shërbimi nuk “mbërrin” tek qytetari.

Kjo është një nga gjetjet kryesore, e bazuar në metodologjinë SIGMA/OECD dhe WeBER 3.0, që vlerëson performancën e administratës publike në tre dimensione:

1- Përqendrimi te qytetari
2- Aksesueshmëria e informacionit
3- Digjitalizimi i shërbimeve

Sipas raportit, Shqipëria arrin një rezultat të përgjithshëm prej 57 pikësh nga 100 të mundshme. Në disa fusha ka një përmirësim, por të tjera mbeten të dobëta, sidomos ato që lidhen me ndërveprimin midis institucioneve dhe qytetarëve.

Një tjetër tregues që nxjerr në pah raporti lidhet me transparencën dhe përfshirjen e publikut në hartimin e politikave. Shqipëria mori vetëm 34.5 pikë nga 100 në monitorimin e strategjive të reformës së administratës publike, duke mbetur nën mesataren rajonale dhe shumë larg vendeve si Serbia. Kjo tregon se, edhe pse ekziston një bazë ligjore funksionale, zbatimi praktik mbetet i kufizuar.

Shqipëria vlerësohet shumë lart në komponentin e digjitalizimit, duke arritur mbi 85% të pikëve, çka tregon një zhvillim të avancuar të platformave online dhe shërbimeve elektronike. Portali e-Albania dhe infrastruktura digjitale e administratës publike kanë bërë të mundur që qytetarët të aksesojnë një numër të madh shërbimesh pa qenë të detyruar të paraqiten fizikisht në sportele. Megjithatë, kjo limitohet nga nduerprerjet e shpeshta të shuerbimit për shkaqe mirëmbajtje, apo edhe pa arsye të përcaktuara.

Raporti thekson se “Agjenda Digjitale 2022–2026”, platforma e ndërveprimit qeveritar dhe sidomos e-Albania krijojnë një kuadër funksional që garanton akses të vazhdueshëm online në shërbime administrative. Për më tepër, legjislacioni shqiptar njeh vlefshmërinë e plotë ligjore të dokumenteve elektronike dhe parashikon përdorimin e identitetit digjital, nënshkrimit elektronik dhe pagesave online.

Megjithatë, raporti evidenton se konsultimet publike dhe përfshirja e aktorëve të jashtëm mbeten shpesh formale. Edhe pse Kodi i Procedurave Administrative dhe ligji për njoftimin dhe konsultimin publik detyrojnë institucionet të informojnë palët e interesit dhe të marrin komente, praktika reale mbështetet kryesisht tek ftesat direkte përmes emailit dhe jo tek thirrjet publike të hapura. Kjo ka sjellë përjashtimin e grupeve të ndryshme të interesit, përfshirë organizata të shoqërisë civile, sindikata apo organizata që fokusohen tek çështjet gjinore.

Raporti vëren gjithashtu mungesë transparence në mënyrën si institucionet publikojnë informacion mbi konsultimet. Në shumë raste, njoftimet nuk publikohen në faqet zyrtare apo rrjetet sociale, ndërsa materialet shoqëruese dhe raportet finale nuk bëhen gjithmonë publike.

Për disa strategji janë publikuar komentet dhe pranimi apo refuzimi i tyre, por për të tjera, si Agjenda Digjitale, mungojnë prova të qarta për mënyrën si është reflektuar feedback-u i qytetarëve dhe ekspertëve.

Por suksesi teknologjik nuk shoqërohet me të njëjtin nivel progresi në dimensionin njerëzor të administratës. Në komponentin e “shërbimeve të përqendruara te qytetari”, Shqipëria merr vetëm rreth një të tretën e pikëve të mundshme. Raporti nënvizon se institucionet ende kanë mangësi në mënyrën si përfshijnë qytetarët në hartimin dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

Një tjetër dobësi lidhet me mekanizmat e feedback-ut. Edhe pse ekzistojnë forma të mbledhjes së opinionit qytetar, ato nuk përdoren në mënyrë sistematike për të riformësuar shërbimet. Kjo krijon një ngërç midis problemeve që hasin qytetarët dhe asaj që administrata publike planifikon për përmirësim.

Po ashtu, raporti evidenton sfida në aksesueshmërinë e shërbimeve për grupet vulnerabël, përfshirë personat me aftësi të kufizuara dhe grupet e margjinalizuara. Edhe pse informacioni mbi shërbimet është përmirësuar, qasja mbetet jo gjithmonë miqësore dhe gjithëpërfshirëse.

Një tjetër problematikë që ngrihet lidhet me rolin e organizatave të shoqërisë civile në monitorimin e reformave. Sipas raportit, organizatat marrin pjesë kryesisht si të ftuara dhe jo si anëtarë të përhershëm në strukturat koordinuese. Takimet zhvillohen në mënyrë të parregullt, pa kalendar fiks dhe shpesh pa publikim të procesverbaleve apo rezultateve konkrete. Ekspertët e intervistuar në raport vlerësojnë se ndikimi real i aktorëve joqeveritarë në vendimmarrje mbetet minimal.

Në përfundim, raporti i “Monitorimit RAP për Shqipërinë 2024/2025” tregon se Shqipëria po ndërton me sukses një shtet digjital, por për fat të keq ende nuk ka arritur të ndërtojë një administratë plotësisht të orientuar drejt qytetarit.

Pra, sfida mbetet që progresi digjital të shkojë tek qytetari./acqj.al

 

Previous Post

Financimi i partive/ OSBE: Kujdes donatorët fiktivë! Të rritet kontrolli i KQZ

Next Post

Integrimi në BE/ Mali i Zi, si pasqyra e dështimit të Tiranës

Next Post
Integrimi në BE/ Mali i Zi, si pasqyra e dështimit të Tiranës

Integrimi në BE/ Mali i Zi, si pasqyra e dështimit të Tiranës

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Britania ngre alarmin: Shqiptarët po drejtojnë bandat nga qelitë

Britania ngre alarmin: Shqiptarët po drejtojnë bandat nga qelitë

July 21, 2026
PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al