Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Integrimi në BE/ Mali i Zi, si pasqyra e dështimit të Tiranës

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Integrimi në BE/ Mali i Zi, si pasqyra e dështimit të Tiranës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa qeveria shqiptare ka mbetur peng në fazën e ndërmjetme të negociatave në Bruksel duke mos arritur të kalojë të ashtuquajturin IBAR, Mali i Zi po hyn në një fazë krejt tjetër të procesit të integrimit europian.

Këtë të mërkurë, ambasadorët e Bashkimit Europian miratuan krijimin e një grupi pune të posaçëm, i njohur si Ad Hoc Working Party, i përbërë nga përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, që do të mblidhet rregullisht për të hartuar detajet ligjore të traktatit të anëtarësimit të Malit të Zi në BE.

Pra, ndërsa në Tiranë vazhdohet ende me zvarritjen e “mbylljes së negociatave”, në Podgoricë ka nisur puna konkrete për dokumentin final të anëtarësimit.

“Kjo shënon një hap domethënës përpara në procesin e anëtarësimit të Malit të Zi dhe dërgon një sinjal të fortë për të gjithë partnerët e zgjerimit se anëtarësimi në BE mbetet i arritshëm”, deklaroi një zyrtar i presidencës qipriote për POLITICO pas mbledhjes së parë të grupit.

Kontrasti me Shqipërinë është i dukshëm. Mali i Zi ka mbyllur 14 nga 33 kapitujt që duhet të përfundojnë përpara anëtarësimit, ndërsa Shqipëria vazhdon të përplaset me fazën më delikate të procesit, atë të “Themeloreve”, ku Brukselit i duhet të shohë funksionimin real të shtetit ligjor, drejtësisë dhe institucioneve demokratike.

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, kërkoi që Mali i Zi të vazhdojë reformat, duke e mbajtur fokusin te sundimi i ligjit, ndërsa në Shqipëri pikërisht ky standard është kthyer në burimin kryesor të skepticizmit europian. Në momentin kur mazhoranca socialiste bllokoi arrestimin e Belinda Ballukut në parlament, Rama nuk mundi ta përmbajë më përplasjen me ambasadat dhe aty u kuptua qartë se problemi i Shqipërisë nuk ishte ritmi teknik i negociatave apo përkthimi me ChatGPT i ligjeve, por mungesa e besimit te mënyra si funksionon shteti.

Në këtë kuptim, përparimi i Malit të Zi drejt Europës është edhe një pasqyrë e sikletshme për Tiranën. Podgorica u bë vend kandidat në vitin 2010, vetëm katër vite pas ndarjes nga Serbia, dhe hapi negociatat në vitin 2012. Sot, jo vetëm që po diskuton traktatin e anëtarësimit, por e ka kthyer vitin 2028 në një objektiv konkret shtetëror, aq sa kompania kombëtare ajrore mban sloganin “28 në 28”.

Ndërkohë në Shqipëri, viti 2027 u përdor si slogan elektoral për mandatin e katërt të Edi Ramës. Por disa ditë më parë, Rama u detyrua të pranojë publikisht se afati i premtuar mund të mos arrihet dhe se negociatat mund të shtyhen deri në mesin e vitit 2028.

“Sa i përket çështjes së 2027, 2027 është një objektiv i vendosur bashkërisht, por është lënë edhe një hapësirë që, për një arsye ose një tjetër, mund të ketë edhe një zgjatje të mbylljes së negociatave deri nga mesi i vitit 2028″ u shpreh Rama duke u tërhequr kështu nga një objektiv strategjik i qeverisë së tij. Për Shqipërinë, 2028 mbetet një vit që shenjon kështu justifikimet për shtyrjen e premtimeve të pambajtura.

Një ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, zhvilloi një takim me presidentin malazez Jakov Milatoviç, ndërsa ky i fundit sqaroi se në në qendër të takimit ishin “faktorët kyç mbi të cilët duhet të punojmë si vend në fazën përfundimtare të negociatave me Bashkimin Europian”, duke përmendur stabilitetin rajonal dhe anëtarësimin e besueshëm në NATO.

Një gjuhë krejt tjetër nga ajo që dëgjohet në Tiranë, ku integrimi pritet të vijë si ndonjë dhuratë e zemërgjerësisë së Bashkimit Europian apo si ndonjë imponim i rrethanave gjeopolitike. /Lapsi.al

Previous Post

Shqipëria e “digjitalizimit” nuk mbërrin dot tek qytetari!

Next Post

A po kthehet Turqia në një ishull stabiliteti

Next Post
A po kthehet Turqia në një ishull stabiliteti

A po kthehet Turqia në një ishull stabiliteti

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve/ Bjellorusi-Shqipëri do të luhet pa spektatorë në Budapest

Liga e Kombeve/ Bjellorusi-Shqipëri do të luhet pa spektatorë në Budapest

November 5, 2026
Dhuna në protesta, ambasadorja e BE-së ‘i tërheq veshin’ qeverisë: Reagimi i policisë të jetë proporcional

Dhuna në protesta, ambasadorja e BE-së ‘i tërheq veshin’ qeverisë: Reagimi i policisë të jetë proporcional

November 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al