Humb jetën Beqir Devolli, personi që ndodhej në automjetin “Mercedez Benz”, i cili shpërtheu mbrëmjen e djeshme pranë godinës së drejtorisë vendore të Policisë Gjirokastër.
Devolli ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm rrugës për në Tiranë teksa po transportohej për tek Spitali i Traumës për mjekim më të specializuar.
Ndërkohë që Rigers Mela personi tjetër që ndodhej në mjet është jashtë rrezikut për jetën.








