Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e fundit në lagjen “Çlirimi” në Elbasan, duke shkaktuar dëme materiale në një banesë.
Sipas të dhënave paraprake, lënda plasëse dyshohet se është vendosur në derën e jashtme të rrethimit të banesës së një 69-vjeçari, me inicialet Sh. F.
Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë kufizuar vetëm në pjesën e jashtme të banesës.
Pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e personit ose personave përgjegjës.








