Deputetja socialiste Sara Mila u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme.
Raportohet se Mila është thirrur në Prokurorinë e Posaçme, pasi po hetohet nga prokurori Bledar Maksuti me dyshime për korrupsion në zgjedhje.
Deputetja socialiste mësohet se është thirrur në rolin e deklarueses.







