Thursday, July 23, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rrëzimi i kërkesës për Ballukun, ‘sinjal force’ për hetimin e zyrtarëve të tjerë të lartë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Rrëzimi i kërkesës për Ballukun, ‘sinjal force’ për hetimin e zyrtarëve të tjerë të lartë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pas një zvarritjeje gati 3 mujore, Kivendi i Shqipërisë do të votojë të enjten mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, e pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera në mënyrë të përsëritur.

Votimi pritet gjithsesi të jetë një formalitet, pasi kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca socialiste shpallën qëndrimin e tyre kundër kërkesës së SPAK për autorizimin e një mase arresti, duke i ofruar Ballukut votat e tyre si mburojë politike. Votat e deputetëve socialistë janë të mjaftueshme për rrëzimin e kërkesës.

Rrëzimi i pritshëm i kërkesës së SPAK, rrezikon sipas juristëve, që të ketë efekte jo vetëm mbi hetimin e mëtejshëm të Ballukut, por edhe në çështje të tjera të ngjashme në të ardhmen, ku subjekte të Prokurorisë së Posaçme mund të jenë ministra të qeverisë apo deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Juristët e konsiderojnë qëndrimin e Partisë Socialiste si mbrojtje politike, që sipas tyre rrezikon të kthehet në një praktikë për të gjithë deputetët dhe ministrat. Edhe pse ligji garanton vazhdimin e hetimit të Ballukut, për ekspertët e drejtësisë ekziston rreziku i ndikimit të tërthortë në sigurimin e provave dhe dëshmive.

Lirime Çukaj, pedagoge e së drejtës penale në Universitetin e Tiranës parashikon se edhe në rastin e mosdhënies së autorizimit, çështja “Balluku” do të ndjekë rrugën e saj ligjore drejt një vendimi penal të formës së prerë, pavarësisht faktit nëse është dhënë apo jo autorizimi për arrest.

Megjithatë, Çukaj vlerëson se në këtë rast, hetimi në gjendje të lirë mund t’i shkatërrojë provat, nëse personi nën hetim do të kontaktonte dëshmitarët apo do të bënte të mundur ndryshimin e deklarimit të tyre.

“…Në rastin konkret, duhet parë vetëm ky element, nëse masa e sigurimit do të caktohej për vërtetësinë apo marrjen e provave, atëherë mund ta dëmtojë procedimin penal,” tha Çukaj.

Edhe avokati Eugen Beçi vlerëson se refuzimi nga parlamenti i kërkesës së SPAK për arrestimin e një deputeti nuk është thjesht një vendim politik, por mund të ketë ndikim real në ecurinë e hetimeve. Beçi shprehu gjithashtu shqetësimin se ky vendim mund të kthehet në precedent që shumica parlamentare të kthehet në një filtër politik për hetimet ndaj funksionarëve të lartë.

“Nëse refuzimi bëhet duke hyrë në analizë të akuzës, krijohet një ndërhyrje politike në një proces që në thelb duhet t’i takojë vetëm prokurorisë dhe gjykatës”, tha Beçi.

“Edhe pse deputetja nuk ushtron më funksion në ekzekutiv, statusi i saj politik dhe institucional mund të ndikojë tek dëshmitarë, persona të përfshirë në procedura administrative apo tek sigurimi i provave të tjera,” shtoi ai, duke shpjeguar se në hetimet ndaj zyrtarëve të lartë, ndikimi shpesh nuk është i drejtpërdrejtë, por rrjedhojë e pozicionit publik.

Avokati Florian Bonjaku sjell në vëmendje se përcaktimet aktuale të Kushtetutës dhe ato ligjore, nuk frenojnë hetimet për arsye të mandatit të deputetit, ndryshe nga sa ka qenë vite me parë. Por ai thekson se në këtë rast, refuzimi i kërkesës së SPAK mund të sjellë si pasojë helmimin apo prishjen e provave – çka ndikon më pas edhe në hetimin penal.

Në një analizë më të gjerë, Bonjaku thotë se vendimarrja për Ballukun do të lerë gjurmën e vet në përballjet e ardhshme mes Prokurorisë së Posaçme dhe pushtetit politik.

“Në terma praktikë kjo mund të sjellë një tërheqje të Prokurorisë së Posaçme, ashtu si dhe mund të sjellë një kujdes më të madh të tyre, në kuptimin që të jenë më specifikë, më të saktë dhe me prova më të organizuara në momentin kur do shkojnë përpara parlamentit për të kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit,” tha Bonjaku.

Votimin për të rrëzuar heqjen e mandatit të deputetit, Bonjaku e cilëson “një sinjal force” që politika u jep deputetëve për t’u hequr frikën nga SPAK, tashmë përmes një mburoje politike.

Gjatë viteve të fundit, Prokuroria e Posaçme ka ndërmarrë hetime për korrupsion ndaj disa prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të kryeministrit Edi Rama në qeverisje, por procedimi penal ndaj numrit 2 të qeverisë shënoi një pikë kthese.

Ndryshe nga rastet e tjera, Rama udhëhoqi një betejë ligjore në Gjykatën Kushtetuese për të bllokuar pezullimin nga detyra të Ballukut, ndërkohë që mazhoranca e tij në Kuvend mbajti peng për gati 3 muaj shqyrtimin e kërkesës për autorizimin e arrestit, për të shkuar më pas drejt rrëzimit të saj. Reporter.al

Previous Post

Imuniteti i Ballukut sot në Kuvend, opozita në protestë, ç’do ndodhë në seancën plenare

Next Post

Imuniteti i Ballukut, ambasada britanike mesazh para votimit: S’duhet të jetë pengesë për llogaridhënie

Next Post
Imuniteti i Ballukut, ambasada britanike mesazh para votimit: S’duhet të jetë pengesë për llogaridhënie

Imuniteti i Ballukut, ambasada britanike mesazh para votimit: S'duhet të jetë pengesë për llogaridhënie

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shqipëria “jeton për t’u ushqyer”, shpenzimet për ushqime sa 20.4% e ekonomisë, rekord në Europë

Shqipëria “jeton për t’u ushqyer”, shpenzimet për ushqime sa 20.4% e ekonomisë, rekord në Europë

July 22, 2026
Franca bëhet vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Franca bëhet vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

July 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al