Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rrëfehet autori i vrasjes së Jani Aliajt: Nëse nuk do e vrisja unë, do më vriste ai!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Rrëfehet autori i vrasjes së Jani Aliajt: Nëse nuk do e vrisja unë, do më vriste ai!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

28-vjeçari grek, i cili akuzohet se vrau me thikë Jani Aliajn në burgun e Korydallos, ka dhënë dëshminë e tij të parë para grupit hetimor.

Sipas mediave greke, në deklaratën e tij, 28-vjeçari ka pretenduar se ka vepruar në vetëmbrojtje.

“Nëse nuk e vrisja unë, do të më vriste ai”, mësohet të ketë thënë gjatë rrëfimit të tij, duke shtuar se viktima ishte ai që ishte paguar për vrasjen e tij, për shkak të një vrasjeje të ndodhur disa muaj më parë në zonën e Agios Panteleimonas.

Sipas dosjes hetimore, Jani Aliaj kishte marrë 23 plagë me thikë, kryesisht në fytyrë dhe në kraharor, fakt që ka tronditur edhe ekspertët mjeko-ligjorë. Gjatë përplasjes u plagos edhe një i burgosur tjetër, i cili kishte ndërhyrë për t’i ndarë.

Autori 28-vjeçar rezulton me precedentë të rëndë penalë, i akuzuar për dy vrasje.

Pas dhënies së dëshmisë, ai është rikthyer në qeli dhe pritet të përballet me gjykimin, teksa rrezikon dënime që shkojnë deri në burgim të përjetshëm.

Sipas mediave greke, vrasja ndodhi në një zonë të burgut ku nuk ka kamera sigurie, në një moment kur burgu ishte i hapur dhe të burgosurit mund të lëviznin lirshëm nga një dhomë në tjetrën.

Sipas autoriteteve, as viktima dhe as autori nuk kishin dhënë më parë shenja konflikti apo kishin shprehur frikë për jetën e tyre.

Aliaj ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços, krim i ndodhur më 1 maj 2016 në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë.

Shteti shqiptar kishte nisur procedurën e ekstradimit të tij drejt Shqipërisë për të vuajtur dënimin e përjetshëm për vrasjen e Elton Çiços.

Previous Post

Dështimi i aksionit të AKU-së, ushqimi i kontaminuar ende në treg

Next Post

Skualifikohen nga Akademia e Policisë me thashetheme, drejtori: Ta provojnë vitin tjetër

Next Post
Skualifikohen nga Akademia e Policisë me thashetheme, drejtori: Ta provojnë vitin tjetër

Skualifikohen nga Akademia e Policisë me thashetheme, drejtori: Ta provojnë vitin tjetër

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al