Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skualifikohen nga Akademia e Policisë me thashetheme, drejtori: Ta provojnë vitin tjetër

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Skualifikohen nga Akademia e Policisë me thashetheme, drejtori: Ta provojnë vitin tjetër
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dy të rinj denoncojnë në emisionin “Stop” në Tv Klan skualifikimin nga konkursi i Akademisë së Policisë, duke e cilësuar vendimin të padrejtë dhe të mbështetur në informacione të pavërteta mbi familjarët e tyre. Konkursi u zhvillua nga data 1 deri më 21 shtator për fazën e aplikimeve në drejtoritë vendore të policisë, ndërsa provimet nisën më 9 tetor.

Lista përfundimtare e fituesve dhe humbësve u shpall më 26 nëntor në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.

Luzmila Marku nga Mirdita deklaron se ka kaluar të gjitha fazat e konkurrimit, por është skualifikuar për shkak se sipas Drejtorisë së Policisë Lezhë, vëllai i saj rezulton me precedent penal. Marku e mohon këtë pretendim dhe thotë se disponon dokumentacion zyrtar që vërteton se vëllai i saj nuk është i dënuar.

Një tjetër rast vjen nga Vlora. Drilon Runaj shprehet se fillimisht është shpallur fitues, por më pas është skualifikuar për “mosplotësim të kritereve ligjore”. Pas ankimimit, i është komunikuar se babai dhe një nga vëllezërit e tij rezultonin të dënuar, gjë që Runaj e mohon duke deklaruar se ka vërtetime zyrtare që faktojnë të kundërtën.

Lidhur me këto raste, drejtori i Akademisë së Sigurisë, Ilir Mandro, deklaron se Akademia nuk ka kompetencë në përzgjedhjen e aplikantëve.

Ilir Mandro: Odeta, Akademia e Sigurisë, qëkur jam bërë unë rektor, i ka hequr nga dera e vet të gjitha pyetjet testimet, serverat, gjithçka dhe merret Drejtoria e Përgjithshme për shkak se ajo bën planifikimet dhe ka si të thuash strategjinë e marrjes në Polici. Akademia e Sigurisë mbështet vetëm me vëzhgues, me ambiente, me gjëra të tilla logjistike, kështu që për këto elementë, edhe për këto që më thua, Komisionet e Apelimit dhe gjithçka janë tek Drejtoria e Përgjithshme dhe ndiqen nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, z. Sokol Bizhga. Kështu që unë të jap numrin e drejtuesit të procesit që është drejtori i procesit, z.  Skënder Kalemi. Komuniko, se ai mund të dijë ndonjë gjë edhe më shumë!

Edhe drejtori i Kolegjit të Formimit Policor, Skënder Kalemi, thekson se verifikimet kryhen nga komisariatet dhe drejtoritë përkatëse.

Skënder Kalemi: E nderuar zonja gazetare, ne jemi Kolegj që bëjmë formimin dhe verifikimet i bëjnë Komisariatet dhe drejtoritë përkatëse! Mund të drejtoheni atje! Ne, vetëm marrim produktin që vjen nga testimet e fusim në proces mësimor. Kaq!

Ndërkohë, zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, thotë se nëse ekziston informacion nga strukturat policore, se një aplikant apo familjar i tij është i implikuar në veprimtari kriminale, skualifikimi është i menjëhershëm dhe i pakthyeshëm për atë vit duke i lënë kandidatët të aplikojnë sërish vitin pasardhës.

Sokol Bizhga: Janë të dhëna, që bëhet fjalë për aktivitete kriminale që janë burim të ardhurash nga krimi: prostitucion, drogë, trafik etj, etj që megjithëse je i padënuar nga Gjykata, Prokuroria etj, etj, kjo nuk do të thotë që meqënëse ke shpëtuar, ti të depërtosh në radhët e Policë së Shtetit se je i padënuar. Policia është një organ gjurmues dhe ai që i ka bërë vërtetimin e personalitetit në Mirditë, ai që ka bërë vërtetimin e personalitetit në Vlorë, është aq i përgjegjshëm dhe i hapur…

Gazetarja: Po si e ka bërë, në kuadrin e thashethemit apo të sistemit?

Sokol Bizhga: Jo, jo, jo e ke gabim! Nuk është në kuadër të thashethemit!

Gazetarja: Po kush e thotë pra se në qoftë se nik ka një denoncim në polici apo në prokurori?

Sokol Bizhga: Tani, dëgjo…!

Gazetarja: Në kuadër të kryeplakut?

Sokol Bizhga: Dëgjo, këtu, dëgjo!

Gazetarja: Unë dua t’i vij në ndihmë rastit me argument!

Sokol Bizhga: Nuk i vjen dot në zgjidhje rastit! Nuk i vjen dot në zgjidhje rastit! Dhe kur thotë punonjësi i Policisë është i papërshtatshëm, është i papërshtatshëm, sepse punonjësi i Policisë nuk e ka as komshi, as vëlla me hajmali, as inat. Punonjësi i Policisë është i përgjegjshëm që bën një informacion, bën dy informacione, tre informacione dhe kur bëhen disa informacione edhe kapet, edhe mund të mos kapet, por nuk mund të shpifë punonjësi i Policisë, nuk mund të shpifë punonjësi i Policisë për një informacion i cili kalon në disa hallka. Është inspektori i zonës, është shefi i seksionit që e miraton, është shefi i komisariatit që e miraton, është drejtori i zonës, drejtori për krimet në drejtori që e miraton, është drejtori i qarkut pastaj që e mbyll ciklin dhe e sjell në Drejtorinë e Përgjithshme. Tani, cikli është mbyllur! Studentët kanë filluar shkollën, le ta provojnë herën tjetër!

Gazetarja: Vitin tjetër?

Sokol Bizhga: Po, po do ta shikojnë, ta provojnë vitin tjetër, sepse tashi kuotat janë me rend zbritës, kur është skualifikuar ky, dikush tjetër është ngritur në rang në vend të tij dhe ka një kuotë që jashtë kësaj kuote, nuk mund të marrësh më!/ Tv Klan

Previous Post

Rrëfehet autori i vrasjes së Jani Aliajt: Nëse nuk do e vrisja unë, do më vriste ai!

Next Post

Lala: Balluku duhet të ishte dorëhequr, po prish provat!

Next Post
Lala: Balluku duhet të ishte dorëhequr, po prish provat!

Lala: Balluku duhet të ishte dorëhequr, po prish provat!

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al