Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Raporti Botëror i Lumturisë/ Pas ukrainasve në luftë, shqiptarët më të palumturit e Europës

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Raporti Botëror i Lumturisë/ Pas ukrainasve në luftë, shqiptarët më të palumturit e Europës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Raporti Botëror i Lumturisë 2025 e rendit Shqipërinë si një nga vendet më të pakënaqura në Evropë. Sipas raportit, i cili mat lumturinë duke u bazuar në vlerësimin subjektiv të jetës, Shqipëria rezulton të jetë vendi i dytë më i palumtur në kontinent, pas Ukrainës që ndodhet në luftë.

Me një rezultat prej 5.4 pikësh në shkallën e vlerësimit nga 0-10, Shqipëria renditet afër fundit të listës globale dhe në fund të listës evropiane, një pozicion që ngre pikëpyetje serioze për cilësinë e jetës dhe mirëqenien e qytetarëve, pavarësisht mungesës së një konflikti të armatosur.

Sipas të dhënave të raportit, vendi zë vendin e 89-të në rang global, me një rezultat prej 5.411 pikësh. Kjo e lë Shqipërinë pas disa vendeve të rajonit, siç janë Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, të cilat renditen më lart në listë. Ky pozicionim tregon se, ndryshe nga vende si Finlanda, që kryeson listën për të tetin vit radhazi me një rezultat prej 7.736 pikësh, shqiptarët kanë një perceptim më negativ ndaj jetës së tyre.

Raporti Botëror i Lumturisë bazohet në gjashtë variabla kryesorë për të shpjeguar diferencat në lumturi: PBB-ja për frymë, mbështetja sociale, jetëgjatësia e shëndetshme, liria për të bërë zgjedhje, bujaria dhe mungesa e korrupsionit. Ky vlerësim bazohet në përgjigjet e dhëna nga njerëzit në një sondazh global të quajtur “Gallup World Poll”.

Raporti Botëror i Lumturisë është një botim i rëndësishëm që shërben si një tregues i shëndetit social dhe ekonomik të një vendi. Ai nxjerr në pah faktorët që ndikojnë në mirëqenien e njerëzve dhe ofron sugjerime për politikat që qeveritë mund të ndjekin për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve.

Previous Post

Aksident me vdekje në Hamallaj – Makina përplas këmbësorin

Next Post

“Demokracia vdes në errësirë”/ Fikja e sinjalit të News24, gazetarët dalin në protestë

Next Post
“Demokracia vdes në errësirë”/ Fikja e sinjalit të News24, gazetarët dalin në protestë

"Demokracia vdes në errësirë"/ Fikja e sinjalit të News24, gazetarët dalin në protestë

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Bllokuan punonjësit e Tatimeve brenda resortit në Golem, arrestohen 5 persona/ Emrat

Bllokuan punonjësit e Tatimeve brenda resortit në Golem, arrestohen 5 persona/ Emrat

July 19, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al